AlbanianSport.com 09/08/2019 17:15
ASNN – Ishte folur edhe për një shtyrje të mundshme, të kërkuar madje nga disa skuadra, por duket se organizmi që qeveris futbollin në Shqipëri, nuk ka lëshuar. Pas shumë bisedimeve më në fund Federata Shqiptare e Futbollit, ka marrë vendimin, për hedhjen e shortit për sezonin e ri të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Nëpërmjet zyrës së shtypit, FSHF-ja ka njoftuar se shorti do të hidhet ditën e shtunën, në orën 11:00. Shorti i Kategorisë Superiore, për edicionin 2019-2020, do të hidhet pra nesër dhe gjithë do të jenë më të qartë, për sa i përket sezonit të ri, që padyshim është pështjelluar nga ndëshkimi i pashembullt i Skënderbeut dhe pasojat që do të ketë ky vendin i UEFA-s në futbollin shqiptar.
Pas hedhjes së shortit, skuadrat do të nisin të mendojnë seriozisht për sezonin e ri, aty ku Partizani që do të luajë për mbrojtjen e titullit, të fituar pas plot 26 vitesh “thatësirë”, ndërsa edhe nënkampionia e sezonit të shkuar dhe fituesja e Kupës, Kukësi, por dhe Tirana e përforcuar që gjithashtu kanë të njëjtin synim. Edhe skuadrat e tjera që do të përpiqen të sigurojnë Kupat e Evropës, apo edhe mbijetesën.