Totenhemi, “bie” Paulo Dibala, por vjen Xhovani Lo Selso

Share Button

AlbanianSport.com 08/08/2019 18:05

ASNN – Dështojnë bisedimet me Juventusin, por vjen një tjetër argjentinas nga Real Betis. Pak orë para mbylljes së afatit të futbollit anglez për transferimin e lojtarëve, klubi i Totenhemit, ka provuar me të gjitha mënyrat, po pa sukses që ta merrte sulmuesin argjentinas, Paolo Dibala nga Juventusi. Sidoqoftë, sipas mediave angleze, klubi londinez tani ka arritur marrëveshje me një lojtar tjetër argjentinas, duke kurorëzuar transferimin e Xhovani Lo Selsos në Londër. Tanimë është zyrtare dhe bisedimet për kalimin e Paulo Dibalasë tek Totenhemi janë mbyllur pa sukses.

Pak orë para mbylljes së afatit të futbollit anglez për transferimin e lojtarëve, klubi londinez ka provuar me të gjitha mënyrat që ta merrte sulmuesin argjentinas nga Juventusi. Bisedimet ishin hapur sërish të enjten në mëngjes dhe përfaqësuesit e klubit italian dhe të vetë lojtarit dukeshin se ishin shumë pranë gjetjes së një mirëkuptimi me homologët anglezë. Por duket se klubi torinez ka vendosur se nuk e kishte ende luksin e lënies së argjentinasit të lirë pa gjetur më parë një zëvendësues për të. Kështu pra, tekse ka dështuar ky kalim tek Totenhemi, mbeten pak rrugëdalje për Dibalanë.

Në horizontin e merkatos ka mbetur vetëm Paris SG-ja dhe Interit. Me këtë të fundit, skenari i mundshëm është një shkëmbim me Mauro Ikardin. Ndërkaq, Totenhemi dështoi të transferojë Paulo Dibalanë, por tani ka arritur marrëveshjen me një lojtar tjetër argjentinas. Sipas mediave angleze, “Spërsat”, kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e Xhovani Lo Selsos në Londër. Mesfushori 23-vjeçar do t’i kushtojë arkave të anglezëve plot 60 milionë euro, dhe të enjten ka zhvilluar vizitat mjekësore, me skuadrën e re.

Objektivi i parë ishte Dibala, por pasi dështuan të transferojnë lojtarin e Juventusit, drejtuesit e Totenhemit nisën bisedimet me spanjollët e Real Betisit, dhe arritën një marrëveshjen. Por nuk është vetëm Lo Selso, pasi drejtuesit e klubit anglez po punojnë edhe për transferimin e mesfushorit, Rajan Sesegnon, i cili aktivizohet tek Fulhemi. Palët janë shumë afër  marrëveshjes, dhe 20-vjeçari pritet të përfundojë së shpejti transferimin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh