Formula 1 / Ljuis Hemilton: Ndjehem më në formë se kurrë më parë!

Share Button

AlbanianSport.com 08/08/2019 17:10

ASNN – Piloti i “Mercedes”-it i përgjigjet ish-shokut të tij të skuadrës, Niko Rosbergut, për aludimet për moshën. Ish-shoku i tij i ekipit të “Mercedes”-it, Niko Rosberg, pati sugjeruar para Çmimit të Madh të Hungarisë që Maks Verstapeni e kishte parakaluar tanimë Ljuis, duke u bërë “shoferi më i mirë” për momentin në Formula 1.  Por britaniku e ka hedhur poshtë idenë që aftësitë e tij do të zvogëlohen me rritjen e moshës, duke thënë se ndjehet më në formë se kurrë më parë.

Kështu, Ljuis Hemiltoni e ka hedhur poshtë idenë që aftësitë e tij do të zvogëlohen me rritjen e moshës, siç pretendohet nga ish-shoku i tij i ekipit të “Mercedes”-it, Niko Rosberg. Ky i fundit pati sugjeruar para Çmimit të Madh të Hungarisë që Maks Verstapeni e kishte parakaluar tanimë britanikun, duke u bërë “shoferi më i mirë” për momentin në Formula 1. Duke folur për Hemiltonin, Rosbergu ka thënë se “mosha më e mirë për drejtuesit e garave është 30, 31, 32, dhe kjo sepse aftësia juaj ndërsa po plakeni zvogëlohet pak, por përvoja vlen aq shumë në këtë sport.”

Duke iu referuar komenteve të Rosbergut, kampioni në fuqi i botës tha: “Ato nuk ka asnjë rëndësi për asgjë që unë bëj. “Nuk më intereson, të gjithë kanë mendimin e vet, – vijoi britaniku i skuadrës gjermane. – Pavarsisht nëse ai ka të drejtë apo jo, me të vërtetë nuk më intereson. Gjithçka që duhet të bëni është të shikoni rezultatet e mia në vite dhe ato flasin vetë. Kështu që natyrisht do të ketë njerëz që nuk kanë pasur suksesin që kam pasur, dhe mund të dëshirojnë ta flasin, por kjo është e drejtë e tyre.”

Hemiltoni tha se një “libër me të vërtetë i mirë” i quajtur “Katër Marrëveshjet” e kishte ndihmuar atë të shmangte shqetësimin për mendimet e njerëzve. “Është një pjesë aty ku thotë se nuk duhet ta merrni asgjë personalisht, kështu që, kur dikush thotë diçka për ju, nuk është në të vërtetë për ju, është se si ndjehen për veten e tyre, – tha ai. – Unë jam 34 vjeç, por ndjehem sikur po ngas më mirë se kurrë. Shpresoj që në Hungari të keni parë që nuk kam humbur asnjë shpejtësi.”

“Kohët e fundit, piloti i “Mercedes”-it kishte deklaruar se ai mund të “garojë” padyshim edhe për 5 vite të tjerë në Formula 1. Ai konfirmoi përsëri se nuk po planifikon të dalë në pension së shpejti. “Një ditë do të duhet të ndalem, – tha ai. – Por tani ndihem mjaft mirë fizikisht dhe mendërisht, kështu që aktualisht nuk kam ndonjë plan të ndaloj së shpejti. Kam shumë për të bërë, më shumë për të fituar”, – përfundoi piloti britanik i skuadrës gjermane, Ljuis Hemiltoni.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh