AlbanianSport.com 06/08/2019 21:00
ASNN – Ndryshe nga sezoni pararendës, asnjë lojtar i shitur nga klubet shqiptare tek homologët evropianë. Sezoni që u mbyll para dy muajsh u karakterizua nga një varfëri e kampionatit shqiptar. Një varfëri në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse asnjë nga klubet shqiptare nuk mundi të shesë asnjë prej lojtarëve të vet më spikatur nëpër skuadra evropiane. Në fakt, sezoni që u mbyll ishte në kontrast të plotë me atë pararendës.
Në fakt, zërat e ditëve të fundit se Jasir Asani mund të shitet në kampionatin hungarez, duke i sjellë arkës së Partizanit deri në 500,000 Euro, kanë rikthyer në vëmendje një çështje që i ka shpëtuar disi vëmendjes së opinionit sportiv. Përtej turbullimit që ka shkaktuar ndëshkimi shembullor i Skënderbeut, por edhe pasojave që ai do të ketë në futbollin shqiptar, duhet theksuar se sezoni që u mbyll para dy muajsh u karakterizua nga një varfëri e kampionatit shqiptar.
Një varfëri në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse asnjë nga klubet shqiptare nuk mundi të shesë asnjë prej lojtarëve të vet më spikatur nëpër skuadra evropiane. Sezoni që u mbyll ishte në kontrast të plotë me atë pararendës, pasi lojtarë si Kristal Abazaj, Sindrit Guri apo Myrto Uzuni, spikatën me lojën e tyre në kampionatin shqiptar, duke vijuar të provojnë fatin e tyre edhe në kampionatet e vendeve evropiane, por edhe duke u sjellë klubeve shqiptare edhe të ardhura të kënaqshme financiare.
Këtë vit kjo mungoi dhe arsyet mund të jenë disa. Por mbi të gjitha qëndron cilësia e Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe ajo e Kategorisë Superiore, teksa asnjëra nga 4 skuadrat shqiptare që morën pjesë në Kupat e Evropës “ranë” që në pengesën e parë. Kështu ndodhi me Kukësin, me Teutën dhe me Laçin, por kështu ndodhi edhe Partizanin, që pati madje dy shanse, si në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe në Ligën e Evropës.
Dhe kjo është një këmbanë që bie për ata që kanë veshë e që duhet dëgjuar, sepse, pas baza të shëndosha financiare, nuk ka futboll të qëndrueshëm, nuk ka zhvillim dhe ecje përpara.