AlbanianSport.com 06/08/2019 20:05
ASNN – Kastrioti i rënë nga Superiorja, Besëlidhja, por edhe Erzeni, midis favoriteve, teksa Dinamo është “pezull”. Siç dihet, vendi i dytë i çdo grupi të Kategorisë së Parë do të ketë mundësi të shpresojë për ngjitjen në Kategorinë Superiore, falë formulës së re, të miratuar së fundmi. Kjo pritet që ta rrisë nivelin e konkurrencës dhe, në grupin A, apo grupin e Veriut, favoritet për biletën shtesë për Superiore pritet të shtohen. Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit këtë vit do të ketë edhe një shtysë më tepër, pasi vendi i dytë i çdo grupit do të ketë mundësi të shpresojë për ngjitjen në Kategorinë Superiore, falë formulës së re, të miratuar së fundmi.
Kjo pritet që ta rrisë nivelin e konkurrencës dhe, në grupin A, apo grupin e Veriut, favoritet për biletën shtesë për Superiore pritet të shtohen. Kastrioti vjen me mantelin e skuadrës së sapozbritur nga niveli më i lartë i futbollit shqiptar dhe, teksa është munduar të ruajë grupin, i ka shtuar atij së fundmi edhe futbollistin e Kombëtares së moshave, Arbër Basha, i cili vjen pas Xhulio Mehmetit, ndërsa pritet edhe firma me ish-futbollistin e Laçit, Taulant Sefgjini. Ndërkaq, Besëlidhja është një nga pretendentet e përjetshme për në Superiore dhe lezhjanët bënë një paraqitje të mirë në humbjen në miqësore me Vllazninë para pak ditësh.
Ndërsa kanë bërë edhe 5 përforcime cilësore për nivelin e Kategorisë së Parë, në trajtën e serbëve Milan Gjorgjeviçit, Dimitrie Çokiçit, Arjan Shetës, Eristotel Kolecit dhe Dedë Bushit. Erzeni është një tjetër skuadër që ka goditur ditët e fundit në merkato, duke rikthyer Ermir Rezin dhe duke afruar edhe Xhynejt Çutrën. Ata i bashkohen një numri titullarësh të ruajtur nga sezoni i fundit, që ishte i kënaqshëm, ndërsa nuk kanë munguar edhe përforcimet e huaja. Dinamo është ende pezull, ashtu sikundër nuk mund të thuhen shumë gjëra për Korabin dhe Burrelin, sa u përket përgatitjeve për sezonin e ri.
Kurse mbetet për t’u parë se çfarë mund t’i ofrojnë betejës në grupin A të Kategorisë së Parë ekipe si Tërbuni i Pukës, Shkumbini i Peqinit, Veleçiku i Koplikut apo Egnatia e Rrogozhinës. Siç dihet, edhe sezoni i ardhshëm i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.