AlbanianSport.com 06/08/2019 19:10
ASNN – Futbollisti rivesh ngjyrat kuqeblu pas dy vitesh, premton kthim të Vllaznisë aty ku e meriton. Ish-kapiteni, Ndriçim Shtubina, ka firmosur për Vllazninë një kontratë njëvjeçare, por me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Shtubina është i lumtur që rikthehet në shtëpi dhe thekson se kuqeblutë do të rikthehen aty ku meritojnë të jenë.
Ka qenë dy vjet larg Shkodrës, fillimisht një fazë me Kukësin, dhe më pas për një sezon e gjysmë pjesë e Laçit, me të cilin spikati si një ndër titullarët kryesorë të kësaj skuadre, dhe mirënjohja për ekipet ku luajti, nuk mungon. Por tanimë Ndriçim Shtubina është i lumtur që rikthehet në shtëpi. Ish-kapiteni ka firmosur për Vllazninë një kontratë njëvjeçare, por me opsion bashkëpunimi edhe për një vit tjetër.
Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Shtubina thekson se kuqeblutë do të rikthehen aty ku meritojnë të jenë. Shtubina ka edhe një mesazh për tifozerinë shkodrane. Së bashku me Shtubinën, mbrëmjen e së hënës kanë firmosur edhe dy futbollistë të tjerë. Njëri prej tyre është shkodrani Florind Bardulla, kontrata e të cilit është e njëjtë me atë të Shtubinës.
Ndërkohë që futbollisti tjetër është Maksim Kojaçaru, një lojtar ky i ri që vjen nga Moldavia ku sezonin e fundit ka luajtur për ekipin Codru Lozova. Që të 3 këto futbollistë i janë bashkuar skuadrës në udhëtimin që ajo ka patur mëngjesin e së martës drejt Ohrit, ku për një periudhë rreth 10-ditore do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të nisjes së sezonit të ri.