Grupi i Jugut, aty ku lufta pritet të jetë më e ashpër për Superioren

Share Button

AlbanianSport.com 05/08/2019 21:50

ASNN – Apolonia e Lushnja, por edhe Oriku dhe Devolli, me synime madhore, por gjithçka mbetet pezull nga Superiorja. Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit,  Kategoria e Parë, duket se është ende i përfshirë nga atmosfera e nxehtë e pushimeve, teksa një numër skuadrash ende nuk kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Gushti ka trokitur me ditët e tij të para dhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit,  Kategoria e Parë, duket se është ende i përfshirë nga atmosfera e nxehtë e pushimeve, teksa një numër skuadrash ende nuk kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Në fakt, sezoni i ri i Kategorisë së Parë do të fillojë më 14 shtator 2019 dhe do të përfundojë më 16 maj 2020. Domethënë, më pak se 6 javë na ndajnë nga nisja dhe askush nuk mund të thotë se çfarë bëhet me ekipet që synojnë rikthimin në nivelin më të lartë, në Kategorinë Superiore. Përkundër pritshmërie, ka spikatur skuadra e Orikut, që u ngjit sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë dhe jo vetëm mbijetoi, por edhe u rendit në gjysmën e sipërme të grupit të Jugut.

Ekipi bregdetar ka vijuar stërvitjen normalisht gjatë korrikut, duke ruajtur skuadrën dhe duke shpresuar në një buxhet më të madh për të synuar më tepër në sezonin e ri. Apolonia është një tjetër skuadër që po hedh piketa premtuese për sezonin e ri, projekt që premton për më tepër pasi detyrën e trajnerit e ka marrë një njohje e vjetër si Artan Merxhushi, ndërsa kanë nisur edhe përforcimet e para. Një tjetër skuadër gjithmonë pretendente për t’u ngjitur në Superiore nga grupi i Jugut, është edhe Lushnja, e cila ka filluar tanimë me ngarkesë të plotë stërvitjet.

Ndërkohë, për ngjyrat e saj kanë hedhur tanimë firmën mbi kontrata plot 21 futbollistë. Edhe Turbina e Cërrikut, e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ashtu sikundër po bën edhe Devolli i drejtuar nga veterani Stavri Nica, që po planifikon edhe disa përforcime të reja për skuadrën e ardhur nga Kategoria e Dytë. Ndërkaq, fati i këtij grupi në fakt po luhet që tani, por në tavolinë, aty ku Besa dhe Dinamo pritet të mësojnë se çfarë do të bëhet me to sezonin e ardhshëm.

Përjashtimi i mundshëm i Skënderbeut, por edhe ai hipotetik i Luftëtarit, mund të hapë një tjetër vend në Superiore, por gjithçka mbetet për t’u parë në ditët dhe javët në vijim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh