AlbanianSport.com 05/08/2019 20:00
ASNN – Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Bekim Balajn aventura në Bundesligën austriake të futbollit. Sulmuesit të Kombëtares kuqezi iu deshën vetëm 5 minuta lojë për të shënuar me ekipin e tij të ri, Shturmin e Gracit. Një gol me peshë, pasi vendosi edhe fitoren 1-0 të skuadrës së Balajt në fushën e Volfsbergerit, në takimin e luajtur të dielën.
28-vjeçari u gjend i vetëm në zonë, duke e dërguar topin në rrjetë. Bekim Balaj u aktivizua deri në minutën e 63-të dhe, për trajnerin e skuadrës së tij, Nestor El Maestro mund të kishte realizuar gola të tjerë, nëse do të qëndronte më gjatë në lojë. Me këtë fitore, Shturmi i Gracit është me pikë të plota pas 2 javësh kampionat, ashtu sikundër edhe Salzburgut dhe LASK-u.
Mediat austriake kujtojnë se Balaj vjen nga Shkodra, i njëjti qytet nga vjen edhe Hamdi Salihi, i cili në Bundesligën vendase shënoi 70 gola në 149 takime të luajtura me skuadra të ndryshme në Austri.