AlbanianSport.com 11/07/2019 21:05
ASNN – Prej dy vitesh, ish-tenisti gjerman, Boris Beker, ka shpallur falimentimin e tij. Për të paguar kreditorët, ai është detyruar të nxjerrë në ankand trofetë e fituar në karrierën e tij tenistike. Kupa, relike e çdo simbol i fituar në turnetë “Uimbëlldon” dhe “US Open” kanë dalë në ankand. Trofetë dhe medaljet e Boris Bekerit po shiten në një ankand në Internet, pasi ish-ylli i tenisit botëror ka shpallur falimentimin e tij.
Kjo gjë po bëhet për të mbledhur para për të paguar kreditorët e tij. Në ankand janë përfshirë trofetë e fituara nga Bekeir në turnetë e “Uimbëlldonit” dhe “US Open”. Por midis relikeve nuk mungojnë edhe çmimi i dhënë për Bekerit, kur emri i tij është përfshirë në Hollin e Famës së Tenisit, çmimi “Bambi” i dhënë në 1988-ën në Kupën “Dejvis”, e plot tituj, e kupa të fituara nga tenisti gjerman ndër vite.
Në një ekran të madh shfaqet faqja e internetit të ankandit të relikeve të Boris Bekerit. “Bekeri u deklarua i falimentuar dy vjet më parë, – ka thënë Mark Fordi, i besuari i firmës “Smith & Uilliamson” për falimentet. – Kjo është natyra e një falimentimi që asetet tuaja, ose pasuritë tuaja të tepërta të bëhen të disponueshme për kreditorët tuaj. Procesi është që kur këto pasuri të kalojnë në ankand, atëherë një specialist i besuar mban përgjegjësi për shitjen e tyre.”
Ankandi për shitjen e trofeve të Bekeitr ka nisur që vjet. E duket se sivjet ka një rritje të të ardhurave. Kjo duket edhe në numrin e personave që kanë shënuar emrin për të marrë pjesë në ankand si dhe në shumat që kanë ofruar për të blerë trofetë e tenistit gjerman. “Sivjet janë vënë në ankand trofetë e “Uimbëlldonit” dhe “US Open”, të cilat janë shumë të kërkuara sidomos në Amerikë. Ndaj edhe numri i blerësve është rritur”, – ka përfunduar Mark Fordi.