AlbanianSport.com 10/07/2019 21:10
ASNN – Verilindorët zhvillojnë stërvitjen e fundit në Hungari, kapiteni, i kënaqur edhe me barazimin. Nën drejtimin trajneri Ernest Gjoka, skuadra verilindore ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në tokën hungareze dhe futbollisti Besar Musolli thotë se skuadra e ka të qartë misionin e saj.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Musolli thotë se e pranon edhe barazimin në ndeshjen e parë. Musolli do të jetë edhe kapiten në sfidën e së enjtes dhe shiriti për të peshon shumë. Takimi Debrecen-Kukësi do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 19:00.