AlbanianSport.com 08/07/2019 11:35
ASNN – Verilindorët kthehen në Shqipëri, trajneri Gjoka, optimist për përballjen me Debrecenin. Sfida me hungarezët e Debrecenit pritet të jetë mjaft e vështirë, por trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, beson tek aftësia e futbollit për të dhuruar të papritura. Takimi i parë i turit të parë të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, midis Debrecenit dhe Kukësit luhet të enjten në Hungari, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa ai i kthimit një javë më pas në Shqipëri.
Kukësi ka zhvilluar të dielën seancën e fundit stërvitore në Ohër të Maqedonisë Veriore dhe në mbrëmje ka mbërritur në Shqipëri, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Evropës, me seancat stërvitore në Stadiumin e Kamzës. Për trajnerin e verilindorëve, Ernest Gjoka, edhe pse vetëm 3-javore, kjo fazë stërvitore ka qenë e frytshme dhe, për më tepër, nuk i ka prishur planet e tij sa i përket kontingjentit dhe skemave taktike.
Për Gjokën, sfida me hungarezët e Debrecenit pritet të jetë mjaft e vështirë, por trajneri beson tek aftësia e futbollit për të dhuruar të papritura. Takimi i parë i turit të parë të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, midis Debrecenit dhe Kukësit luhet të enjten në Hungari, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa ai i kthimit një javë më pas në Shqipëri.