Formula 1 / Maks Verstapen-Sharl Lëklerk… E ardhmja është tani!

Share Button

AlbanianSport.com 08/07/2019 09:45

ASNN – Dy pilotët e rinj, me një rivalitet që daton që në fëmijëri, premtojnë rivalitet në pistë. Maks Verstapen dhe Sharl Lëklerk patën një betejë epike midis tyre fundjavën që shkoi në Austri, por kjo nuk ishte hera e parë që këta dy pilotë të rinj u ndeshën me njëri-tjetrin. Madje, për ata që nuk e dinë, kjo fitore e holandezit të “Red Bull”-it ishte në fakt një hakmarrje për një incident identik midis tyre, në të cilin i riu nga Montekarlo e nxorri jo vetëm jashtë piste, por edhe jashtë gare rivalin e tij në Botërorin e garave me makinat “KART” në vitin 2011.

Maks Verstapen dhe Sharl Lëklerku kanë patur rrugëtime të ndryshme në karrierën e tyre në motosporte. Të dy bij të ish-pilotëve, por Verstapeni e filloi me makinat “KART” që kur ishte 4 vjeç e gjysmë. Lëklerku erdhi relativisht më vonë në pistë, në moshën 8-vjeçare, por të dy ata debutuan në gartat ndërkombëtare të kësaj kategorie, në KF3 në 2010-ën. Por edhe pse Sharli është 16 ditë më i vogël në moshë sesa Maksi, tanimë Verstapeni kishte më shumë se 3 vite përvojë sesa djaloshi që do t’i bëhej më vonë rival.

Që nga ajo kohë, të dy kanë ecur krah për krah, duke kulmuar me duelin e tyre në vitin 2013, ku ndanë dy vendet e para. Por ndërkohë që Sharl Lëklerku, nën udhëheqjen e qetë të agjentit të tij, Nikolas Todt, pati një rrugëtim të shtruar drejt Formulës 1, duke kaluar nga Formula Renault në 2014-ën, Formula 3 në 2015-ën, GP3 në 2016 dhe Formula 2 në 2017-ën, duke u kurorëzuar “kampion” në këto dy të fundit, rrugëtimi i Verstapenit ka qenë më i shpejtë dhe më i vrullshëm. Ai u regjistrua si pilot i 3-të i “Toro Rosos” në 2014-ën.

Duke zgjedhur kështu “Red Bull”-in edhe pse kishte ofertë edhe nga “Mercedes”-i. Piloti holandez debutoi zyrtarisht me skuadrën austriake në mars të 2015-ës, ndërsa që nga ajo kohë, ai është shndërruar në një nga protagonistët e Formulës 1. Ndërkohë, edhe pse debutoi këtë sezon si pilot i dytë i “Ferrarit”, edhe Sharl Lëklerku nuk ka humbur kohë për të dëshmuar potencialin e tij. Me pak fjalë, me Verstapenin dhe Lëklerkun në formën që po dëshmojnë këtë sezon, e ardhmja e Formulës 1 sapo ka mbërritur në pistë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh