Moto GP / Mark Markezi, “kaizeri” i Saksenringut, vjen triumfi i 10-të

Share Button

AlbanianSport.com 08/07/2019 08:00

ASNN – Spanjolli mbizotëron nga fillimi deri në fundi në pistën gjermane, gara erdhi drejtpërdrejt në RTSH. Mark Markezi ka mbizotëruar nga fillimi deri në fund në garën e Çmimin e Madh të Gjermanisë në Moto Xhi-Pi, të zhvilluar të dielën. Piloti spanjoll e ka mbyllur garën në pistën e Saksen-ringut ashtu siç e nisi, në vend të parë, duke thelluar kryesimin e renditjes së përgjithshme.

Pasi është detyruar të kënaqet në garën e mëparshme, atë të Asenit në Holandë, me shkallën e dytë të renditjes, Mark Markezi nuk ka vonuar të ngjitet në atë të parë, teksa ka mbizotëruar nga fillimi deri në fund në pistën e Saksenringut dhe duke prekur i shkëputur i pari vijën e finishin në Çmimin e Madh të Gjermanisë në stacionin e radhës në Botërorin e Moto GP-së.

Në fakt, përtej një luhatjeje të vogël në metrat e para, kur u duk se ai e humbi toruan edhe pse u nis nga vendi i parë, spanjolli ishte ai që u fut i pari në kthesën e parë dhe, që nga ai moment, gjithçka tjetër është histori. Në përfundim, teksa pati krijuar një hendek të bollshëm nga ndjekësit më të afërt, piloti i “Repsol Hondës”, u kënaq me një epërsi prej 4.5 sekondash ndaj Maverik Vinjalesit të “Jamahas” zyrtare.

Ky i fundit mori vendin e dytë, pasi triumfoi në betejën me britanikun e “LCR Hondës”, Kal Kraçlou. Ndërkohë, ky ishte triumfi i 10-të në pistën gjermane  për Markezin, i cili ka korrur njëkohësisht edhe fitoren e 75-të në të gjitha kategoritë e Moto GP-së dhe i 49-ti për të në nivelin më të lartë të kampionatit më të shpejtë në botë mbi dy rrota. Afro 10 sekonda pas 3-shes së të parëve erdhën dy pilotët e “Dukatit”, Danilo Petruçi  e Andrea Doviciozo.

Ndërsa 10-shen e parë e plotësuan Xhek Miller i “Pramakut”, Joan Miri i “Suzukit”, Valentino Rosi i “Jamahas”, Franko Morbideli i “Petronas Jamahas”, dhe Stefan Bradli i “Repsol Hondës”. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e së dielës erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh