Peshëngritje / Nebijaj: Paguhen sportistët e huaj, shqiptarët, për lëmoshë (III)

Share Button

AlbanianSport.com 16/06/2019 23:00

ASNN – Peshëngritja vijon të jetë sport elitar dhe t’i sjellë vendit medalje të rëndësishme nga aktivitetet ndërkombëtare, duke mos e ulur “flamurin” e sportit me më shumë arritje në Shqipëri. Por si në çdo fushë tjetër, edhe sporti në përgjithësi dhe peshëngritja në veçanti po kalon vështirësitë e saj, që lidhen me një sërë faktorësh, kryesisht të karakterit financiar, por edhe administrativ.

Nuk janë problemi federatat, por vetë instancat qendrore e lokale të pushtetit që sjellin burokraci, që frenojnë zhvillimin normal dhe për shkak të neglizhencës dhe mosinvestimit detyrojnë të rinjtë ta braktisin sportin. Peshëngritja i ka talentet, por ata duhen stimuluar, duhen kategorizuar ku secili të marrë hakun që meriton, por këtë “skemë” kaq të thjeshtë nuk e kanë kapur ata që janë vënë në krye të punëve.

Pra shefat e klubeve dhe bashkitë, të cilët po e përdorin sportin “mish për top”, për të përmbushur dogmat e tyre elektorale, pa asnjë gramë zgjidhjeje afatgjatë. Duke folur për këto probleme, ish-trajneri i parë i Pirro Dhimës, Faik Nebijaj, i cili vijon të jetë ende trajner, në këtë intervistë për gazetën “SOT”, apelon tek institucionet shtetërore të jenë të përgjegjshme në trajtimin e sportistëve.

Në të kundërt, thotë ai, rrezikon të bjerë përdhe i gjithë sporti shqiptar. Intervistën e trajnerit dhënë të përditshmes shqiptare në fjalë, AlbanianSport.com jua solli këtu në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

… vijon nga dje

 

– Pse?

– Qeveria mund të thuhet se ka bërë për sportin, kjo është e pamohueshme. Bëri dhe një ligj për sportistët elitarë. Por në Shqipëri shkaktarët e “sëmundjeve” edhe në sport janë nëpunësit që nuk zbatojnë ligjet. VKM-ja e dalë është e drejtë, e përshtatshme dhe i jep hapësirë sportistit të pretendojë të kapë nivelin e një pagese që shkon në 900 mijë lekë të vjetër. Por nëse letra (ligji) shkruhet lart, nëpunësit poshtë e përdorin si letër higjienike. Kjo shkelje e ligjeve vjen jo vetëm nga nëpunësit qeveritarë dhe drejtoritë e sportit, por edhe nga bashkitë, të cilat kanë në varësi klubet. Qeveria ka bërë katër stadiume, bëri pallat sporti tek Parku Olimpik, na bëri palestrën e peshëngritjes etj, pra i ka bërë, por shefat e klubeve abuzojnë me financimet. Po ju jap një rast dramatik. Ju i keni parë klubet në shumë sporte se si janë mbushur me lojtarë të huaj, serbë e malazezë. Imagjinoni, paguajnë taksapaguesit mijëra euro për rrogat e lojtarëve serbë e malazezë, ndërkohë që talentet tona rrinë në stol, pa asnjë mbështetje. Shefat e klubeve bëjnë dallavere me sportistët e huaj. Paguajmë serbë e malazezë e shqiptarët rrinë në diell e bëjnë hije. Unë i bëj thirrje kryebashkiakut të Tiranës dhe këshillit bashkiak që të financojnë sportistët shqiptarë, t’i financojnë sipas ligjit. A e di Nashkia që lekët që ua jep klubeve përfundojnë në xhepat e serbëve dhe malazezëve? Kam pasur 4 kampionë kombëtarë e s’morëm asnjë kacidhe, përkundrazi, u është dhënë lekë atyre që nuk e meritojnë, që s’kanë rezultate. Vetëm në Shqipëri gjen kryetarë bashkish që e urrejnë sportin. Atyre u interesojnë tenderat e jo sporti. Është pikërisht kjo politikë shkatërrimtare që e ka bërë sportin shqiptar sot të jetë më keq se në kohën e Ahmet Zogut. Nuk flas për kohën e Enverit se atëherë sportistët e kategorisë së parë dhe trajnerët merrnin rrogë e mbanin familjet. Kurse sot jemi katandisur në një derexhe që s’përfytyrohet dot.

 

– Si e shihni të ardhmen e peshëngritjes? A kemi më shans të prodhojmë sportistë të nivelit të Pirro Dhimës?

– E shoh të zbehtë të ardhmen, jo vetëm peshëngritjen por të gjithë sportin kombëtar. Dhe kjo vjen ngaqë nuk ka interesim nga strukturat shtetërore. Nuk kemi kushte social-ekonomike për të pasur sport cilësor. Ishte viti 1985 kur u thashë se Pirro Dhima ka premisa për sportist të madh dhe shteti ofroi menjëherë lehtësirat, deri shkollën, shpërblimet etj. Ja pra, ishte Shqipëria që e formoi këtë shtangist të madh. E formoi sepse sporti shihej me prioritet, kurse sot nga halli. Sportistët ngrenë lart flamurin shqiptar, këta nuk dalin as për t’u dhënë dorën. A e kujtoni vjet në Botërorin e Rusisë një lojtar kroat kur tha “unë asgjë nuk dua, shpërblimin do t’ua jap të varfërve, gëzohem që himni i vendit tim u këndua këtu. Për mua kjo është krenaria më e madhe.” Kurse në Shqipëri institucionet i drejtojnë njerëzit anti-sport. Madje dhe Universiteti i Sporteve nuk po nxjerr kuadro të aftë, janë teknikë thjesht me një diplomë, pa njohuritë e duhura. Kam shumë vërejtje për cilësinë e tyre, marrin diploma kot, pasi nuk janë të aftë teknikisht për të drejtuar ekipe e sportistë.

 

– Ju kritikuat Bashkitë, por bashkitë nuk financojnë ekipe private…

– E keni gabim, ku ka privatë këtu? Kush është rregullatori, sepse nuk ka njeri që hedh paratë kot. Unë drejtoj skuadrën e “Masglass”-it, kam tre sportistë të rinj që i garantoj të shkojnë në Olimpiadën e vitit 2024, por që të mbahet një ekip privat duhet që shteti të lehtësojë nga taksat pronarin, kurse këtu mendojnë si mund ta zhvatin. Unë propozova që Tirana të bëhet me dy ekipe, por nuk ma miratuan, se i duan lekët për vete. Partizanit ia kanë hequr të drejtën të bëjë ekip peshëngritjeje. Çfarë Bashkie është kjo? Po vazhduan me këto marifete, ta dinë që do të dalim si komunitet në protesta, rrugë tjetër nuk ka. Ligji është bërë, është i shkruar, kurse këta tallen. Zotërinj, respektoni ligjin!

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh