Peshëngritje / Nebijaj: Në gara ndërkombëtare vendos trajneri, jo sportisti (II)

Share Button

AlbanianSport.com 15/06/2019 23:00

ASNN – Peshëngritja vijon të jetë sport elitar dhe t’i sjellë vendit medalje të rëndësishme nga aktivitetet ndërkombëtare, duke mos e ulur “flamurin” e sportit me më shumë arritje në Shqipëri. Por si në çdo fushë tjetër, edhe sporti në përgjithësi dhe peshëngritja në veçanti po kalon vështirësitë e saj, që lidhen me një sërë faktorësh, kryesisht të karakterit financiar, por edhe administrativ.

Nuk janë problemi federatat, por vetë instancat qendrore e lokale të pushtetit që sjellin burokraci, që frenojnë zhvillimin normal dhe për shkak të neglizhencës dhe mosinvestimit detyrojnë të rinjtë ta braktisin sportin. Peshëngritja i ka talentet, por ata duhen stimuluar, duhen kategorizuar ku secili të marrë hakun që meriton, por këtë “skemë” kaq të thjeshtë nuk e kanë kapur ata që janë vënë në krye të punëve.

Pra shefat e klubeve dhe bashkitë, të cilët po e përdorin sportin “mish për top”, për të përmbushur dogmat e tyre elektorale, pa asnjë gramë zgjidhjeje afatgjatë. Duke folur për këto probleme, ish-trajneri i parë i Pirro Dhimës, Faik Nebijaj, i cili vijon të jetë ende trajner, në këtë intervistë për gazetën “SOT”, apelon tek institucionet shtetërore të jenë të përgjegjshme në trajtimin e sportistëve.

Në të kundërt, thotë ai, rrezikon të bjerë përdhe i gjithë sporti shqiptar. Intervistën e trajnerit dhënë të përditshmes shqiptare në fjalë, AlbanianSport.com po jua sjell këtu në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Si mund të luftohet fenomeni i dopingut në Shqipëri?

– Është e mundur, kryesisht nëpërmjet trajnerëve, i cili ndjek sportistët dhe e di mirë paraqitjen e tyre. E kupton nga përgatitja, kondicioni fizik i sportistit, rezultatet etj. Për shembull, nëse një sportist ngre “x” kg në stërvitje, kurse në garë ngre 10 kg më shumë, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon. Trajneri e kupton menjëherë që sportisti i tij në këtë rast ka përdorur medikament të palejuar, sepse vetëm substanca mund të bëjë “mrekulli” të tilla në pak ditë. Unë kisha një sportist që ngrinte 85 kg, por krejt papritur, për 20 ditë, ngriti 92 kg. E kuptova menjëherë që ka marrë substanca, plus që kanë edhe shenja antisportive në sjellje, prandaj e përzura.

 

– Të flasim pak për rezultatet e shtangës në këtë periudhë. Si u paraqitën në Evropian sportistët tanë?

– Jam i kënaqur me rezultatet, megjithëse desha më shumë, sepse mundësitë realisht ishin të mëdha. Por, gjykoj se edhe trajnerët gabuan. Nuk kanë program për atë periudhë një mujore grumbullimi. Pyetja që duhet të shtrohet në mjedisin stërvitor është: Çfarë duhet të përmirësojmë teknikisht që të kemi rezultat më të mirë? Në tërësi djemtë dhanë rezultat të mirë, por trajneri nuk duhet të pyesë sportistin se me çfarë peshe duhet nisur gara. Është e patolerueshme që sportisti të nisë garën në provën e parë për “kampion Evrope”. Gara ka strategji dhe strategjinë e ndjek trajneri. Prandaj unë shoh që disa mangësi erdhën nga administrimi i dobët teknik i peshave. Më ka nxitur ky Evropian (Gjeorgji 2019) që të propozoj ndryshime në statut, që përgjegjësia t’i jepet trajnerit e jo sportistit. Është e patolerueshme që sportisti të digjet në garë për shkak se nuk administrohen peshat. Kjo është në dëm të skuadrës përfaqësuese dhe të vetë sportistit.

 

– Sa janë shanset e shtangës shqiptare të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios vitin e ardhshëm?

– Janë 3 shtangistë që pritet të përfaqësojnë Shqipërinë në Tokio 2020. Briken Calja e ka të garantuar, i dyti është Krenar Shoraj dhe i treti Erkand Qerimaj. Kurse të tjerët nuk i kapin dot pikët. Për Godellin kishim shpresë, por ai mund ta kapë Olimpiadën vetëm nëse del “kampion bote” në vjeshtë, ose në dy vendet e para, pra ka pak shanse. E ndërsa Calja e ka të sigurt, Shoraj dhe Qerimaj duhet të jenë në 10-she që të kapin pikët e mjaftueshme për të shkuar në Olimpiadë.

 

– Po me femrat a ka ndonjë shans që të përfaqësohemi?

– Ende nuk kemi ndonjë vajzë që të kapë nivele të tilla të larta. Fatkeqësisht kemi mbetur me një bërthamë të vogël elitare në peshëngritje. Nuk shoh ndonjë të ardhme të ndritur, sepse shoh të çorganizuar institucionet që duhet ta kenë sportin prioritet.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh