AlbanianSport.com 14/06/2019 23:55
ASNN – Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, festoi këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave 20 vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor i kompanisë lider në treg, mblodhi së bashku me qindra të ftuar e personalitete të fushave të ndryshme, përfaqësues biznesesh, trupa diplomatikë, qeveritarë, institucione financiare, partnerë, staf dhe bashkëpunëtorë të kësaj kompanie.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari, ky ka qenë një rrugëtim mbresëlënës, drejt një historie suksesi. Ndërsa Kreu Ekzekutiv i “UNIQA Group Austria”, Andreas Brandsteter e vlerësoi me superlativa bashkëpunimin me kompaninë shqiptare dhe ecurinë e saj gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve të ekzistencës së saj si “mbresëlënëse”.
“20 vite më parë, SIGAL-i nuk ekzistonte dhe nuk ishte fare aty dhe së bashku me një grup të vogël dhe me pak njerëz, ju vendosët ta ngrinit këtë kompani nga hiçi, nga asgjëja, një kompani që sot është grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke mbështetur një numër të madh klientësh të gëzojnë një jetë më të mirë, më të sigurt dhe më të gjatë”, – tha Brandseteri.
“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi të tillë partner kaq të madh, unik, si SIGAL Uniqa, pjesë të familjes sonë të madhe evropiane, nga Zvicra në Rusi”, – shtoi ai . Por mbrëmje e 20-vjetorit të “SIGAL UNIQA” nuk mbeti me kaq, pasi shënoi edhe një tjetër ngjarje te rëndësishme në planin personal për themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë, Avni Ponarin.
Ai u nderua nga shteti i Austrisë me dekoratën “Grand Decoration of Honour”, të cilën ia dorëzoi Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Satler, në emër të Presidentit të Austrisë. Ky është vlerësimi i parë që i bëhet një biznesmeni në Shqipëri nga shteti i Austrisë dhe për këtë, Ponari u shpreh mirënjohës dhe i nderuar që vlerësohet me një dekoratë të tillë. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.