AlbanianSport.com 14/06/2019 22:05
ASNN – Skuadra italiane ndërron strategji për ndëshkimin e Fetelit gjatë Çmimit të Madh të Kanadasë. “Ferrari” është tërhequr nga apelimi i vendimit për ndëshkimin e Sebastian Fetelit, që i mohoi atij fitoren në Çmimin e Madh të Kanadasë. Megjithatë, skuadra italiane tanimë po vlerëson mundësinë nëse do të kërkojë një rishikim zyrtar të vendimit për incidentin, bazuar në provat e reja që po mbledh. Kështu pra, skuadra e “Ferrarit” është tërhequr nga vendimi për të apeluar dënimin në Çmimin e Madh të Kanadasë të Sebastian Fetelit, pasi tanimë po vlerëson një kërkesë për një rishikim zyrtar të incidentit.
“Ferrari” kishte afat deri të enjten në mbrëmje për të konfirmuar nëse kishte për qëllim të vijon me apelin kundër dënimit prej 5 sekondash që iu dha pilotit të saj saj gjerman për rifutjen në pistë në mënyrë të pasigurt, duke e detyruar rivalin e tij, Ljuis Hemiltonit, të dilte jashtë trajektores normale dhe të frenonte gjatë betejës midis tyre në Montreal. Dënimi i dha fitoren Hamiltonit, i cili e kaloi i dyti vijën e finishit. Skuadra italiane ishte e vetëdijshme se ndëshkime të tilla gjatë garës nuk mund të apelohen, çdo përpjekje për ta çuar çështjen në Gjykatën Arbitrazhit Sportiv ka gjithmonë gjasa të jetë e pasuksesshme.
Pak përpara skadimit të afatit, një zëdhënës i Ferrarit konfirmoi se skuadra ka njoftuar organizmat drejtues se nuk do të vijojë më tej me apelin. Ndërkohë, mësohet sa tani “Ferrari” po vlerëson mundësinë nëse do të kërkojë pranë Federatës Botërore të Automobilizmit, (FIA), një rishikim zyrtar për incidentin, bazuar në prova të reja që po mbledh. Kodi Sportiv Ndërkombëtar i FIA-s u jep konkurrentëve një mundësi për një rishikim të vendimeve pas ngjarjes, por vetëm nëse del në dritë një “element i rëndësishëm dhe i ri”, që nuk ishte i disponueshëm në kohën kur ishte marrë vendimi.
Kodi thotë se periudha gjatë së cilës mund të bëhet një kërkesë për rishikim është 14 ditë pas klasifikimit përfundimtar, që do të thotë se Ferrari ka deri në ditën e garës së Çmimit të Madh të Francës për të vendosur nëse do ta ndjekë këtë rrugë. Nëse “Ferrari” zgjedh të kërkojë një rishikim, atëherë do të kërkohet të paraqesë çfarë provash të reja ka, të cilat pastaj do të shqyrtohen nga 4 komisarët që ishin në detyrë në Çmimin e Madh të Kanadasë ose zëvendësuesit e emëruara nga FIA.