AlbanianSport.com 14/06/2019 19:20
ASNN – Skuadra italiane zgjedh ta mbajë Danilon krah Doviciozos, Milleri mbetet te “Pramak”-u. “Dukati” do t’i ofrojë pilotit të Moto GP-së, Danilo Petruçi, një marrëveshje për vitin 2020 “brenda ditëve të ardhshme”, ka konfirmuar Drejtori Sportiv i skuadrës italiane, Paolo Çiabati. Petruçi u rekrutua në një marrëveshje fillestare njëvjeçare si zëvendësim për Horhe Lorencon dhe iu dha një listë kërkesash nga “Dukati” për të fituar një shtyrje për vitin 2020. Një fitore e parë në nivelin më të lartë, në Moto GP, ishte një nga këto kërkesa dhe Petruçi arriti këtë herë të fundit në Muxhello, duke mposhtur në mënyrë të pabesueshme shokun e tij të skuadrës, Andrea Doviciozo, dhe kryesuesin e kampionatit, Mark Markezin e “Hondës”.“Dukati”, i cili gjithashtu po e konsideronte pilotin e skuadrës kliente, “Pramak”-ut, Xhek Millerin, planifikonte të merrte një vendim pas garës së Barcelonës, por e ka bërë të qartë pas triumfit të Petruçit në shtëpi, që do të kërkojë ta mbajë atë si pjesë e një linje të pandryshuar të skuadrës zyrtare. Çiabati konfirmoi gjithashtu se “Dukati” do të kërkojë të mbajë Millerin tek “Pramak”-u, ndërsa përsëriti se skuadra italiane po synon gjithashtu një rinovim të kontratës për udhëheqësin e Kampionatit Botëror të “Superbike”, Alvaro Bautistën. “Dëshira jonë është t’i mbajmë gjërat siç janë këtë vit, – tha Çiabati për mediat sportive ndërkombëtare. – Nëse ne kemi mundësinë të qëndrojmë me një ekip zyrtar që punon kaq mirë, me Dovin dhe Petruçin, dhe me një “Pramak” që po funksionin po aq mirë, atëherë pse të mos e ruajmë këtë. Në ditët e ardhshme do të flasim me me agjentët e pilotëve të përfshirë dhe ata të “Pramak”-ut. që të përpiqemi t’i këto mbyllim marrëveshje.” I vetmi problem është që Xhek Milleri ka kërkuar tek skuadra kliente një motor me të njëjtat specifika si ato të skuadrës zyrtare dhe kreu i “Dukati”-t ka konfirmuar se australiani e meriton t’i plotësohet kërkesa.