AlbanianSport.com 13/06/2019 12:55
ASNN – Mbi 800 nxënës, të 36 shkollave të kryeqytetit, vajza dhe djem, kurorëzojnë ekipet fituese. Kampionati i Volejbollit për Shkollat 9-vjeçare ka ulur ditët e fundit siparin me takimet finale, të zhvilluar në palestrën e Shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet. Një veprimtari që, sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, e ka përmbushur me sukses misionin e saj.
Afro 800 nxënës, që përfaqësonin 36 shkolla të kryeqytetit, si për vajza, ashtu edhe për djem, kanë ulur ditët e fundit në palestrën e Shkollës “Vasil Shanto”, siparin e Kampionatit të Shkollave 9-vjeçare me takimet finale. Një veprimtari që, sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, e ka përmbushur me sukses misionin e saj.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i partnerit të kësaj veprimtarie, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, ka vlerësuar rolin e sportit si agjent shoqëror. Të pranishme për të dhënë medaljet dhe trofetë për ekipet fituese kanë qenë edhe dy volejbollistet e Kombëtares kuqezi, Erblira Bici dhe Sindi Marina (kjo e fundit e sapokurorëzuar si “Miss Universe Albania”), të cilat kanë vënë theksin tek rëndësia e këtyre veprimtarive.