AlbanianSport.com 31/05/2019 20:30
ASNN – Norvegjezi shkroi emrin në librat e rekordeve me 9 golat e shënuar ndaj Hondurasit. Erling Braut Ha’aland padyshim që e ka futur veten në librat e rekordeve dhe ka bërë që njerëzit ta kthejnë kokën drejt një talenti të ri që mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai shpërthyer në sfidën mes Norvegjisë dhe Hondurasit duke realizuar 9 herë në fitoren 12-0 që regjistroi përfaqësuesja nordike e Nën-20-vjeçarëve arriti ndaj bashkëmoshatarëve amerikanoqendrorë
Ajo mund të ishte një fitore që, përtej përmasave të pazakonta për nivelin ndërkombëtar, qoftë ky edhe i Nën-20-vjeçarëve, por Erling Braut Ha’aland padyshim që e ka futur veten në librat e rekordeve dhe ka bërë që njerëzit ta kthejnë kokën drejt një talenti të ri që mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nuk ka mbushur ende 19-vjeç, por për Ha’alandin me siguri pas disa vitesh do të flitet shumë, sidomos pasi në janar Salzburgu shpenzoi plot 5 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga norvegjezët e Moldes.
Me shpresën se pas dy apo 3 vitesh do ta shesë 10, pse jo edhe 20 herë më shumë. Me atë që ka bërë të enjten në Kampionatin Botëror të 20-vjeçarëve, që po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Ha’alandi ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive nga e gjithë bota. Sulmuesi i talentuar norvegjez ka realizuar plot 9 gola në një ndeshje të vetme. Ha’alandi ka shpërthyer në sfidën mes Norvegjisë dhe Hondurasit, duke realizuar 9 herë në fitoren 12-0 që përfaqësuesja nordike e 20-vjeçarëve arriti ndaj bashkëmoshatarëve amerikanoqendrorë.
Sidoqoftë, nordikët e mbyllën grupin në vendin e 3-të me vetëm 3 pikë të grumbulluara dhe gjasat janë që nuk do të jenë një nga 4 skuadrat e 3-ta më të mira dhe mund ta kenë mbyllur aventurën e tyre në këtë Botëror tek kjo ndeshje. Për 18-vjeçarin, që është djali ish-futbollistit të Lids Junajtid dhe Mançester Sitit, Alf-Inge Ha’alandit, që tani interesohen disa klube të mëdha, midis të cilave edhe Juventusi dhe Mançester Junajtid.