Kombëtarja / Islanda, “e ftohtë” para sfidës me kuqezinjtë e Rejës

Share Button

AlbanianSport.com 31/05/2019 19:35

ASNN – Në vendin nordik vazhdon kampionati, vetëm pas të hënës flitet për përfaqësuesen. Përkundër faktit që kuqezinjtë kanë hyrë në fazë intensive të përgatitjeve të tyre, islandezët ende nuk kanë nisur të mendojnë, as për sfidën e 8 qershorit me skuadrën e trajnerit Edi Reja. Padyshim, kjo vjen edhe për faktin se kampionati islandez i futbollit, i cili ka më pa se dy muaj që ka nisur, për arsye të kuptueshme të kushteve klimatike, është ende në veprimtari.

Dhe më 2 qershor, ai luan takimet e javës së tij të 6-të. Shqipëria përballet në dy ndeshjet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të 2020-ës me Islandën dhe Moldavinë, por, përkundër faktit që kuqezinjtë kanë hyrë në fazë intensive të përgatitjeve të tyre, nordikët ende nuk kanë nisur të mendojnë, as për sfidën e 8 qershorit me skuadrën e trajnerit Edi Reja, por as për atë 3 ditëve më pas me Turqinë, të dyja në fushën e tyre.

Kjo vjen edhe për faktin se kampionati islandez i futbollit, i cili ka më pa se dy muaj që ka nisur, për arsye të kuptueshme të kushteve klimatike, është ende në veprimtari dhe më 2 qershor luan takimet e javës së tij të 6-të. Vetëm të hënën pritet të jetë bërë e ditur lista e lojtarëve që trajneri Erik Hamren do të grumbullojë për këto dy sfida dhe të nisin përgatitjet, fillimisht vetëm për përballjen me kuqezinjtë, e më pas edhe për atë me turqit.

Ndërkohë, nuk ka munguar vëmendja e mediave islandeze për Kombëtaren shqiptare, të cilat kanë nisur të ndjekin konferencat e përditshme për shtyp të futbollistëve kuqezinj. Në artikujt e së premtes veçohen fjalët e sulmuesit Armando Sadiku, i cili e ka vlerësuar Islandën si një kundërshtar të fortë, sidomos në luftën në ajër, por ka kërkuar që kuqezinjtë t’i harrojnë dy humbjet identike, 1-2, të pësuara me nordikët para 6 vjetësh, si në shtëpi, ashtu edhe në fushë të huaj.

Po ashtu, mediat islandeze kanë veçuar faktin se ardhja e trajnerit veteran, Edi Reja, ka ndryshuar atmosferën në Kombëtaren shqiptare. Pas dy ndeshjeve të para në grupin H, Shqipëria dhe Islanda ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t të renditjes, me nga 3 pikë secila, pas një fitoreje dhe një humbjeje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh