AlbanianSport.com 29/05/2019 22:20
ASNN – Shqipëria e Nën-18-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Olsi Uku vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Kroaci, aty ku po merr pjesë në turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”.
Pasditen e sotme kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin e thellë 7-2 ndaj NK Vinodolit dhe kjo është fitorja e 3-të e kombëtares kuqezi pas atyre me rezultatin minimal 1-0 ndaj Venecias dhe NK Orijent.
Golat për ekipin kuqezi të Nën-18-vjeçarëve i shënuan Çormusai në minutën e 4-t, Pruti në të 7-ën, Shahaj në të 18-ën, Gjini në të 22-ën, Mema në të 58-ën, Gerxhaliu në të 60-ën dhe Stafa me 11-metërsh në minutën e 78-të.
Nesër Shqipëria e Nën-18-vjeçarëve do të luajë ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”, ku do të përballet me Zheljeznjiçarin e Bosnjë-Hercegovinës, në takimin që nis në orën 18:30.