AlbanianSport.com 29/05/2019 21:25
ASNN – Nejmari ka shqetësuar të gjithë Brazilin. Në seancën e fundit stërvitore, në “Granja Komari” pranë Rio de Zhaneiros, ai është parë duke çaluar në fushë, pasi ka ndjerë dhimbje në gjurin e tij të majtë. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vazhduar normalisht stërvitjen.
Skuadrës braziliane i janë bashkuar edhe Korrea, Militao, Dani Alvesh dhe Filipe Kutinjo. Për Dani Alveshin nuk është hera e parë që ka luajtur në Kupën e Amerikës. “Unë e kam përjetuar edhe më parë këtë përvojë të mrekullueshme, – ka thënë ai. – Të luash dhe të shpallesh “kampion” në “Marakana”, është një ndjesi unike.”
“Një ndjesi që nuk do të ankohesha aspak nëse e përsërisim. Kjo do të ishte një ëndërr dhe ne jemi këtu për ta bërë atë realitet”, – shton mbrojtësi brazilian i krahut.