AlbanianSport.com 28/05/2019 22:00
ASNN – Shqipëria e Nën-18-vjeçarëve e drejtuar nga trajnerët Ilir Biturku dhe Olsi Uku, ka korrur një tjetër fitore, edhe në ndeshjen e dytë të turneut “Kvarnerska Rivijera 2019”, përballë italianëve të Venecias me rezultatin 1-0. Golin për kuqezinjtë e realizoi sulmuesi Anteu Fetahu në minutën e 74.
Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Ceka, Ismaili, Doda, Kuçi, Zahi (Mema 41’), Pruti, Gerxhaliu (Fetahu 41’), Stafa (Zotaj 71’), Çormusai (Gjumsi 33’), Shahaj (Kuqi 71’), Musai. Përfaqësuesja kuqezi ka vijuar kështu të marrë rezultatin e dytë pozitiv, dy fitore me të njëjtin rezultat, dje ndaj NK Orijent dhe sot ndaj Venezias.
Shqipëria e Nën-18-vjeçarëve, e drejtuar nga dyshja Ilir Biturku dhe Olsi Uku, ka debutuar dje me fitore ndaj NK Orijent të Kroacisë, falë golit në minutën e 73-të nga mesfushori Armelindo Mema që aktivizohet në radhët e QPR-së, në ndeshjen e parë të turneut “Kvarnerska Rivijera 2019”.
Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Ceka, Ismaili, Doda, Kuci, Zahi, Gjini, Kuqi, Zotaj (Fetaj 54), Mema, Gjumsi (Musai 68’), Çormusai (Stafa 65’). Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës ndaj ndaj NK Vinodol po në orën 18:30.