AlbanianSport.com 28/05/2019 20:10
ASNN – Kuqezinjtë, dy miqësore me bashkëmoshatarët e Kosovës më 3 dhe 5 qershor 2019, në Drenas dhe Prishtinë. Të martën është shpallur edhe lista me lojtarët e grumbulluar të Nën-19-vjeçarëve kuqezi, skuadër kjo që drejtohet nga trajneri Nevil Dede.
Kombëtarja e kësaj grupmoshe do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës në ditët e para të qershorit. Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve do të luajë dy miqësore me Kosovën dhe të martën është shpallur edhe lista me lojtarët e grumbulluar.
Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe, që drejtohet nga trajneri Nevil Dede do t’i luajë këto dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës në ditët e para të qershorit. Këto dy miqësore janë përcaktuar të luhen më datë 3 qershor në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, duke nisur nga ora 16:00, dhe më 5 qershor në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Kuqezinjtë e trajnerit Dede do të grumbullohet më datë 30 maj në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore për këto dy ndeshje miqësore. Në urdhërat e trajnerit do të jenë 22 lojtarë, të cilët do të vëzhgohen me shumë kujdes, me qëllimin për të përzgjedhur elementët e nevojshëm për grupin që do të zhvillojë eliminatore e muajit nëntor të këtij viti, kundër Belgjikës, Islandës dhe Greqisë.
Nga këta 22 lojtarë, 12 prej tyre luajnë në ekipet e kampionatit kombëtar të futbollit të kësaj grupmoshe, dy janë nga Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë Veriore, 4 në Itali dhe 4 të tjerët në Belgjikë, Zvicër, Kroaci dhe Angli.