AlbanianSport.com 27/05/2019 15:45
ASNN – Presidenti i Federatës, Rizaj vlerëson pjesëmarrjen dhe nivelin e konkurrimit. Kampionati Mbarëkombëtar Shqiptar i MMA-së, apo thënë ndryshe Arteve të Përziera Luftarake, që është zhvilluar në fundjavë në Tiranë, ka patur një pjesëmarrje të kënaqshme.
Sipas presidentit të kësaj Federate, Arjan Rizaj, niveli i konkurrimit në këtë veprimtari ka qenë i kënaqshëm dhe ky sport po zhvillohet gjithnjë e më tepër në Shqipëri. Është mbajtur në fundjavë në Sallën Sportive “Feti Borova” në kryeqytet Kampionati Mbarëkombëtar Shqiptar i MMA-së, apo thënë ndryshe Arteve të Përziera Luftarake.
Një veprimtari që, sipas presidentit të kësaj Federate, Arjan Rizaj, ka patur një pjesëmarrje të mirë, duke marrë parasysh rrethanat. Rizaj vlerësoi edhe nivelin e konkurrimit në këtë veprimtari.Kreu i Federatës Shqiptare të MMA-së falënderon mbështetësit që po kontribuojnë në zhvillimin e këtij sporti në vend.
Konkurrimi në këtë Kampionat Mbarëkombëtar është bërë në të gjitha kategoritë e moshave dhe peshave. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.