Formula 1 / Garë qëndrestare, Ljuis Hemiltoni, “mbreti” i Montekarlos

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2019 21:10

ASNN – I bën ballë sfidës së Verstapenit në pistën e Principatës,Feteli, i dyti, Botasi, i 3-ti. Është zhvilluar të dielën gara e Çmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1 dhe Ljuis Hemiltoni ka ruajtur gjakftohtësinë deri në fund, duke marrë fitoren. Bashkë me të në podium u ngjit edhe gjermani i “Ferrarit”, Fetel, dhe finlandezi i “Mercedes”-it, Botas, ndërsa emocionet e garës erdhën për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Ljuis Hemiltoni i mbijetoi një kontakti të vonshëm me Maks Verstapenin për të fituar Çmimin e Madh të Montekarlos në Formula 1, ndërkohë që një incident në “pit-stop”-e me Valteri Botasin i kushtoi pilotit të ri holandez të Red Bullit vendin e vendin e dytë dhe podiumin. Hemiltoni i rezistoi më shumë se 60 xhiro presionit të Verstapenit për të ruajtur fitoren pavarsisht se kishte detyrën e vështirë për të administruar deri në skaje gomat më të butë sesa ndjekësit e tij.

Ndërsa Verstapeni nuk ishte në gjendje të parakalonte “Mercedes”-in e britanikut, pavarsishst një përpjekjeje kokëkrisur dy xhiro nga fundi dhe u detyrua të zbriste nga vendi i dytë, në të katërtin, si rrjedhojë e një dënimi me 5 sekonda për shkak të incidentit me Botasin. Piloti holandez doli me nxitim nga ndërrimi i gomave dhe, ndonëse ishte pak përpara finlandezit të “Mercedes”-it, vijoi ta shtynte Botasin drejt murit, duke ia marrë vendin e dytë.

Por duke e bërë njëkohësisht kundërshtarin të hynte sërish për të ndërruar gomën e shpuar. Natyrisht, gara e Principatës u karakterizua në gjysmën e parë të saj nga garimi i të riut vendas, Sharl LëKlërk, i cili u nis nga vendi i 15-të, për shkak të gabimit të “Ferrarit” në provat zyrtare, por vijoi të fitonte, edhe falë një pilotimi kokëkrisur, disa vende, derisa përplasja me Hulkenbergun e detyroi të zvarritej deri në “pit-stop”, e më pas të tërhiqej.

Në përfundim, Hemiltoni mori vendin e parë dhe e thelloi edhe më tepër kryesimin ndaj shokut të tij të skuadrës, Botas, ndërsa “Ferrari” mund të ngushëllohet me faktin se vendi i dytë i Sebastian Fetelit theu më në fund hegjemoninë e dy vendeve të para të 5 garave të fillimsezonit për “Mercedes”-in.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh