Tenis / Federeri synon surprizën, Gjokoviçi: Nadali favorit, por unë numri 1

Share Button

AlbanianSport.com 25/05/2019 17:25

ASNN – Federeri kërkon t’i surprizojë të gjithë, duke synuar trofeun në “Roland Garro”. Tenisti zviceran është shprehur se ndjehet si në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open 2017), kur fitoi trofeun, edhe pse ishte 35 vjeç. Në anën tjetër, Gjokoviçi, vjen në turneun francez si numri 1 në botë, edhe pse e quan Rafel Nadalin si favorit për të fituar. Rozher Federeri do të luajë në Turneun e Hapur të Francës, “Roland Garro”, pas 3 edicioneve mungesë.

Ai është tepër i qetë dhe me mendimin se do të bëjë surprizën, siç ndodhi në “Australian Open 2017”. Atëherë ishte 35 vjeç, pas pesë viteve pa fitore në turnetë madhorë (Grend Slem), zviceran rimori nivelin e tij maksimal për të arritur një finale, në të cilën, me një nga lojërat më të bukura që do të mbahen mend, mundi Rafael Nadalin. “Unë nuk e di nëse mund të fitoj, por ju them se ndihem si në “Australian Open 2017””, tha tenisti zviceran.

“Nuk e di nëse kjo do të jetë e mjaftueshme këtu në “Roland Garro”. Gjithçka do të varet nëse unë do të mund të marr më të mirën nga raketa ime. Për mua kjo është një sfidë, e besoj se do të jetë një turne interesante,” tha Federeri, i cili ka debutuar 20 vite më parë në Paris. Ndërsa numri 1 në botë, Novak Gjokoviçi vazhdon të këmbëngulë se Rafael Nadali është favoriti kryesor për ta fituar “Roland Garronë”, sidomos duke parë paraqitjen e spanjollit në turneun e Romës. Por ka pranuar se edhe ai ka shanset e veta për të triumfuar në Turneun e Hapur të Francës.

“Ky turne gjithmonë është i rëndësishëm për mua, pasi ndjej shumë mbështetje nga publiku, – tha tenisti serb. – Unë jam numri 1 dhe kjo më jep edhe më shumë besim në shanset e mia.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh