Shpresat / Bushi përgatit Turqinë & Uellsin, “vajton” për 5 mungesat kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 24/05/2019 23:00

ASNN – Futbollistët e Kombëtares së Nën-21-vjeçëve, që njihet ndryshe si Shpresat, kanë nisur përgatitjet për ndeshjen me Turqinë, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe. Trajneri Alban Bushi nuk do të ketë 5 futbollistë të formacionin në këtë përballje për arsye dëmtimesh. Megjithatë, nëse duan të zënë një vend të parë ose të dytë në grup, kuqezinjve të Bushit u duhet patjetër fitorja, kur kanë vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve të para. Kështu Shpresat kanë nisur grumbullimin për ndeshjen me Turqinë, e vlefshme për Eliminatoret e Evropianit.

Pas dy ndeshjeve të para, kuqezinjtë kanë marrë vetëm 1 pikë, ndaj nëse duan të arrijnë një vend të parë ose të dytë në grup u duhet patjetër një fitore. Por trajneri i Nën-21-vjeçarëve kuqezinj, Alban Bushi, është i shqetësuar për mungesën e 5 lojtarëve të formacionit në përballjen me Turqinë. “Mendoj që është një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për ne dhe kemi vetëm 1 pikë, pavarësisht që kemi luajtur 2 ndeshje dhe kjo është ndeshja e tretë, ne duhet patjetër të marrim një rezultat pozitiv pasi largohemi nga objektivat përndryshe”, – ka thënë ai.

“Mundësitë do të jenë të barabarta në këtë ndeshje, ekipin e Turqisë e njohim, është një ekip që luan mirë futboll dhe kemi një pasqyrë më të saktë pas ndeshjes së parë, – ka vijuar ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi. – Kemi një problem, mungesën e 5 lojtarëve që ishin ndeshjen e parë si: Bajramaj, Mucolli, Ademi, Kryeziu për shkak dëmtimi edhe Selmani që këtë radhë do të jetë me ekipin e parë si herën e shkuar.” I detyruar nga mungesat, Bushi ka grumbulluar disa lojtarë të rinj, të cilëve ai kërkon t’u japë mundësinë për t’u aktivizuar.

“Në Turqi do mundohemi si gjithmonë të luajmë mirë pastaj rezultati është çështje fati, – ka thënë ai. – Kemi lojtarë të rinj si Bullari, Ndrecka, na mungojnë edhe disa lojtarë të tjerë për shkak dëmtimeve. Edhe lojtarët shqiptarë kanë bërë mirë si rasti i Bardhit një futbollist i mirë shpresoj të luaj pasi kemi 3 ndeshje. Në bashkëpunim me trajnerin Edi Reja, disa futbollistë të Nën-21-vjeçarpve po stërviten me një pjesë të futbollistëve të ekipit A. Trajneri Reja ka një mendim shumë pozitiv për disa futbollistë të Shpresave, është një motiv i madh.”

“Shpresoj të rikuperohet Kryeziu pasi është dëmtuar në stërvitje me ekipin A, – ka pohuar trajneri Bushi. Pas ndeshjes zyrtare me Turqinë në 7 qershor,  kombëtarja kuqezi e Nën-21-vjeçarëve do të luajë dy ndeshje miqësore me Uellsin në Tiranë dhe Durrës, në datat 9 dhe 11 qershor. Këto do t’i shërbejnë trajnerit Bushi për të arritur objektivin, të gjejë s më shumë futbollistë që të shkojnë në Kombëtaren e të rriturve. “Lojtarët e Shqipërisë thuajse kanë luajtur të gjithë, ndërsa ata nga jashtë kanë pasur problemet e veta”, – ka thënë trajneri.

“Por ajo që dua të theksoj është fakti se kur të thërret Kombëtarja, motivimi është shumë i lartë pavarësisht ke luajtur apo jo, ndonëse është faktor shumë i rëndësishëm, – ka vijuar Bushi. – Kjo është dhe një moshë delikate pasi kur janë tek të rinjtë luajnë rregullisht dhe tek Nën-21-vjeçarët është më e vështirë pasi është hapi që kalojnë tek ekipet A. Ne si trajnerë të Kombëtares rrimë 2-3 muaj duke përgatitur një ndeshje dhe kur nuk ke 5 lojtarë është pak problem. Qëllimi kryesor i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve është të furnizojmë Kombëtaren e madh, por edhe të marrim rezultate.”

“Po mundohemi të përmirësohemi dita ditës, dhe do të bëjmë mirë. Bullari pavarësisht se është datëlindja 2001 do të ketë mundësinë pasi janë 3 ndeshje është një futbollist me talent dhe ne do mundohemi t’i promovojmë.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh