Formula 1 / Montekarlo, nën diktatin e “Mercedes”-it në provat e lira

Share Button

AlbanianSport.com 24/05/2019 18:25

ASNN – Skuadra gjermane, më e shpejta në provat e lira në pistën e Principatës mesdhetare. Janë zhvilluar përgjatë ditës së enjte provat e lira të Çmimit të Madh të Montekarlos dhe ndryshe nga ç’ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit, “Mercedes”-i ka dominuar me të dyja makinat e saj. Provat zyrtare të kësaj gare zhvillohen të shtunën, ndërsa gara të dielën. Në dy vitet e fundit, “Mercedes”-i është larguar nga Montekarlo duke kruar kokën se pse nuk ia ka dalë që “Shigjetat e saj të Argjendta” nuk kanë arritur t’i zotërojnë rrugët e Principatës.

Por, pas 3 orëve të provave të lira të enjten, duket se makina e njohur shkurt si “W10”-ta mund të jetë ajo që mund t’i japë fund vazhdës pa fitore. Vitin e shkuar, “Red Bull”-i ishte skuadra për t’u mundur në këtë pistë, me Mak Verstapenin më të shpejtin nga dy makinat. Fitorja duhet të kishte qenë e tij, por gabimet në provat zyrtare i dhanë mundësi shokut të tij të skuadrës, Daniel Riçiardo, nuk gaboi, duke e mbrojtur deri në fund fitoren përtej përpjekjeve të “Ferrari”-t të Sebastian Fetelit.

Ndonëse “Mercedes”-i nuk spikati, këtë vit skuadra gjermane ka ardhur në formë tjetër dhe, po të marrim për bazë paraqitjen në provat e lira, është ajo makina për t’u mundur në Montekarlo, me “Red Bull”-in dhe “Ferrari”-in jo shumë larg, sup më sup me njëri-tjetrin. Kjo nënkupton se skuadra gjermane, kampione në fuqi si për pilotë, ashtu edhe për konstruktorë, është në rrugë të mbarë për ta ruajtur të paprekur edhe në pistën e Principatës vazhdën mbresëlënëse të 100% fitoreve të këtij fillimsezoni.

Këtë e konfirmon edhe fakti se, si Ljuis Hemiltoni, ashtu edhe Valteri Botasi ishin aty, pranë e pranë njëri-tjetrit, siç kanë qenë shumicën e kohës gjatë këtyre garave të para të 2019-ës, duke qenë thuajse ¾-tat e sekondës më të shpejtë sesa të tjerët. “Ferrari” ishte sfiduesja më e afërt, por fare pranë ishte edhe “Red Bull”-i me Pjer Gaslinë. Megjithatë, në një garë ku parakalimi është thuajse tabu, nisja nga vendi i parë është vendimtare për fatin e podiumit.

Ndaj edhe skuadrat duan të sigurohen që të shtunën, në provat zyrtare të mos ketë gabime dhe të merret maksimumi. Ndryshe nga të gjithë garat e tjera të kalendarit të Formulës 1, e premtja është pushim në Çmimin e Madh të Montekarlos, ndërsa sikundër gjatë gjithë këtij sezoni, si provat zyrtare, ashtu edhe gara e së dielës do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh