Al-Khelaifi, zyrtarisht nën hetim për korrupsion në Francë

Share Button

AlbanianSport.com 23/05/2019 22:35

ASNN – Kreu i Paris SG-së akuzohet për pagesa të paligjshme për Botërorin e atletikës 2017 në Doha. Gazeta franceze “Lë Parizien” ka shkruar se kreu i Paris SG-së, Al-Khelaifi, është akuzuar zyrtarisht se ka bërë një nga pagesat në shkëmbim të Kampionatit Botëror të 2017, të drejtën e organizimit të të cilit Katari e humbi më pas kundrejt Londrës, me një shumicë prej 10 votash pro e 16 kundër. Naser Al-Khelaifi, presidenti i Paris SG-së, është njohur me padinë për korrupsion, pasi u akuzua për përpjekje për të blerë të drejtat e organizimit të Kampionatit Botëror të Atletikës në 2017-ën në Doha.

Gjykatësi francez, Renod van Rujmbeke ka akuzuar biznesmenin e Katarit, i cili është gjithashtu kryetar i grupit “Bein Media”, por edhe “Katari Sport Investments”, që zotëron klubin e futbollit parizien, lidhur me akuzat se një pagesë prej 3.5 milion dollarë ishte derdhur për ish-presidentin Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Lamin Diak, për të marrë Kampionatin Botëror të 2017-ës. Gjykatësi Van Rujmbeke kishte hetuar dopingun e përhapur rus në atletikë, kur zbuloi dy pagesa të së njëjtës shumë të paguar për Diakun, i cili mbetet nën arrest shtëpiak në Francë dhe po ndiqet penalisht për “korrupsion pasiv”.

Kjo është lidhur me akuzat për një mori praktikash të paligjshme gjatë disa viteve, duke përfshirë marrjen e ryshfetit dhe pastrimin e parave. Një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti tha për Agjencinë Ndërkombëtare të Lajmeve “Associated Press” se Al-Khelaifi ishte akuzuar për “korrupsion aktiv” në mes të majit, pas pjesëmarrjes në një seancë dëgjimore me prokurorët francezë në mars, së bashku me një bashkëpunëtor të ngushtë, që flitet të jetë Jusef al-Obaidli, shefi ekzekutiv i grupit “Bein Media” i cili ka pranuar publikisht akuzat këtë javë.

Gazeta franceze Le Parisien shton se Al-Khelaifi është akuzuar zyrtarisht se ka bërë një nga pagesat në shkëmbim të Kampionatit Botëror të 2017, të drejtën e organizimit të të cilit Katari e fitoi më pas në Londër, me një shumicë prej 16 votash pro e 10 kundër. Doha do të presë gjithashtu edhe Kampionatin Botëror të këtij viti. Avokati i Al-Khelaifit, Francis Szpiner, i ka hedhur poshtë më parë akuzat, duke pretenduar se “nuk janë të bazuara në asgjë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh