AlbanianSport.com 23/05/2019 21:40
ASNN – Gjermani i “Ferrari”-t dhe shoku i tij i skuadrës, Lëklërk, flasin për garën e Principatës. “Ferrari” nuk është aq i shpejtë sa të mundë “Mercedes”-in për momentin, por piloti gjerman i skuadrës italiane, Sebastian Fetel dhe Sharl Lëklerk e pranojnë se “Ferrari” nuk është aq i shpejtë sa të mundë “Mercedes”-in për momentin, por piloti gjerman shpreson se, për vetë veçoritë që ka, Çmimi i Madh i Montekarlos do ta bëjë “të parëndësishme” formën që po kalojnë skuadrat dhe pilotët.
“Ferrari” u eklipsua sërish bindshëm nga “Mercedes”-i në garën e mëparshme në Spanjë, pasi rivali i saj gjerman korri të 5-tin triumf në po aq gara, ku ka marrë dy vendet e para. Kjo ka bërë që, si tek “Ferrari”, ashtu edhe tek “Red Bull”-i të deklarojnë se “Mercedes”-i është favorit për garën e Principatës, pavarësisht se skuadra gjermane nuk fiton në Montekarlo që nga viti 2016 dhe ishte skuadra e 3-të më e shpejtë në dy vitet e fundit.
Feteli tha se “teksa kemi përpara këtë garë, ne e dimë që nuk jemi aq të shpejtë sa të mundim Mercedes”, por shpreson që kjo nuk do të vlejë edhe aq në Montekarlo. “Nuk mendoj se kemi nevojë për kohë, mendoj se kemi kuptuar në Barcelonë se nuk jemi mjaftueshëm të shpejtë, pohoi ai. – Ne nuk jemi të kënaqur me këtë, kështu që po punojmë shumë, duke u përpjekur të ndryshojmë. Kjo pistë është e veçantë dhe çdo gjë mund të ndodhë këtë fundjavë.”
“Kështu që ndoshta nuk ka rëndësi se cila është gjendja në letër apo se çfarë mund të sugjerojë forma e 5 garave të fundit, – vijoi Feteli. – Vjen këtu dhe çdo gjë mund të ndodhë.” Piloti gjerman theksoi se atmosfera në kampin e “Ferrarit” është “e mirë”, ndërsa shoku i tij i skuadrës, piloti vendas, Lëklërk, këmbënguli se ekipi është duke qëndruar “i qetë”, teksa përpiqet të zgjidhë problemet e veta. “Këtu është e vështirë të parashikohet”, – tha Feteli, duke folur në Montekarlo.
“Ju do të mendoni se këto lloje kthesash nuk na përshtaten në bazë të dy garave të fundit, por nuk e kuptoj pse nuk duhet të kemi një garë të mirë. Historikisht, të paktën dy vitet e fundit, ishin shumë të mira për ne”, – përfundoi gjermani i “Ferrari”-t, i cili fitoi garën e Principatës në 2017-ën. Kurse Lëklërku tha se testet pasi Çmimit të Madh të Spanjës në Barcelonë, e kanë ndihmuar “Ferrari”-n “të kuptojë disa gjëra”, por pranoi se skuadra italiane nuk është ende aq e shpejtë sa “Mercedes”-i.