AlbanianSport.com 22/05/2019 20:10
ASNN – Organizatorët e Olimpiadës “Tokio 2020” nuk lëvizin nga buxheti që kanë paraqitur që në 2017 prej 12.1 miliardë dollarësh. Duke e justifikuar se masat që do të marrin për të ndihmuar pjesëmarrësit ndaj temperaturave të larta të qytetit, i detyrojnë të mos bëjnë reduktime në buxhet. Por Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërkon detyrimisht ulje të buxhetit nga Tokio. Kështu, “Tokio 2020” mund dhe duhet të bëjë reduktime të mëtejshme në buxhetin e saj.
Edhe pse disa federata sportive shprehin shqetësimin se ulja e kostos mund të dëmtojë zhvillimin e Olimpiadës. Ndërsa Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e ka vlerësuar këtë përpjekje të Tokios. “Ne u vlerësojmë përpjekjet tuaja të vazhdueshme për të zvogëluar buxhetin operacional” – tha Xhon Kouts, kryetar i komitetit koordinues të IOC, gjatë një vizite 3-ditore në Tokio. Ai vuri në dukje se 2.2 miliardë dollarë ishin shkurtuar nga buxheti i ndërtimit dhe infrastrukturës.
Edhe 2 miliardë dollarë të tjerë janë shkurtuar nga buxheti operativ, por Kouts këmbënguli: “Mendojmë se ka ende vend për të bërë më shumë kursime”. Zyrtari i IOC-së veçoi buxhetin “shtesë”, i cili ka ende vend për t’u ulur. Në të përfshihen ndërtimet e objekteve të përkohshme dhe gardhet e sigurisë. Ai tha se ky fond ishte zvogëluar nga 2.1 miliardë dollarë në rreth 1.3 miliardë. “Unë mendoj se së bashku mund t’ju ndihmojmë të kurseni më shumë para”, – tha Kouts.
“Ne nuk duam që tatimpaguesit e Tokios dhe Japonia të vuajnë nga këto kosto operacionale dhe unë jam i bindur se ky do të jetë rasti për t’i lehtësuar ata”, – përfundoi zyrtari olimpik. Në dhjetor, organizatorët e “Tokio 2020” zbuluan versionin më të fundit të buxhetit të tyre, i cili qëndroi në 12.1 miliardë dollarë, i pandryshuar nga buxheti i mëparshëm i deklaruar në 2017. Organizatorët kanë pranuar se masat për të trajtuar temperaturat e larta gjatë verës në Tokio – siç janë shatërvanet dhe bojëra speciale për thithjen e nxehtësisë në rrugë – kanë rritur shpenzimet.