AlbanianSport.com 20/05/2019 19:15
ASNN – Flet trajneri dhe kapiteni i kampionëve, Thano, presidenti Ponari vlerëson sezonin. Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka ulur të dielën siparin e këtij sezoni. Goga Basketi ka triumfuar bindshëm, 81-60, në duelin e 5-të të finales ndaj Teutës, duke u shpallur “kampione” e Shqipërisë.
Kështu, Goga Basketi ka triumfuar bindshëm, 81-60, në duelin e 5-të të finales ndaj Teutës, duke u shpallur “kampione” e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Skuadra e trajnerit Melzin Lazimi e ka interpretuar thuajse në mënyrë të përsorusur takimin që i dha fitoren 3-2 me ndeshje, duke e kufizuar kundërshtarin në vetëm 15 pikë të realizuara për secilin nga katër 10-minutëshat.
Për këtë arsye, trajneri Lazimi beson se diferencën e bëri mbrojtja. Edhe për kapitenin Niko Thano, mbrojtja dhe forca e grupit ishin çelësi i suksesit. Ndonëse një nga trajnerët më të rinj në moshë në histori që shpallet “kampion”, Lazimi theksuar se kishte në dispozicion një grup të jashtëzakonshëm profesionistësh. Ndërsa Thano pohon se fusha luajti rolin e saj për të triumfuar ndaj një rivali që kishte fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
Ndërkaq, Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, e ka cilësuar sezonin si më të mirin e kampionateve kombëtare. Finalja e 5-të, ashtu sikundër të gjitha sfidat e “play-off”-it, por edhe ndeshjet më të spikatura të gjithë sezonit, u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.