AlbanianSport.com 17/05/2019 21:05
ASNN – Katari përuroi stadiumin e parë të ndërtuar për Botërorin e 2022-shit. Në stadiumin e Al-Uakras do të zhvillohet edhe ndeshja finale e kësaj veprimtarie. Për ndërtimin e tij u shpenzuan 575 milionë dollarë dhe ka një kapacitet prej 40 mijë vendesh. Kështu, është përuruar në Katar stadiumi i parë, i ndërtuar posaçërisht për Botërorin 2022, me një finale prestigjoze të Kupës së vendit, midis Al-Sad’dit dhe Al-Duhailit.
Në këtë ndeshje luajti për herë të fundit me skuadrën e tij edhe mesfushori spanjoll, Ksavi. Stadiumi në Al-Uakrah, ka kushtuar 575 milionë dollarë dhe ka një kapacitet prej 40 mijë vendesh. Ai është projektuar nga arkitektja britaniko-irakiane, e ndjera Zaha Hadid dhe është vendosur në një qytet bregdetar në jug të Dohas. Ka qenë Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, ai që ka vendosur që stadiumi të quhet “Al Xhanub” që do të thotë “stadiumi i jugut”.
Ai ka një çati të veçantë, që i ngjan një anije me vela peshkimi, tradicionale, e bërë me një pëlhurë të ndarë në 1,400 pjesë, e cila ka ardhur në Katar nga Italia. Stadiumi ishte në errësirë të plotë në fillim të ndeshjes dhe lojtarët u mblodhën rreth një margaritari gjigant të ndriçuar në qendër të fushës. Në një video të paraqitur, përshkruhej historia e kombit të Gjirit si një stacion perlash. Perla pastaj u shndërrua ngadalë në një trofe të Kupës së Emirit, para se një grup 150 personash të interpretonin më pas në stadium. Kapaciteti i tij do të reduktohet në 20,000 pas spektaklit global të futbollit.
https://www.facebook.com/OhMyGoal.KeliNetwork/videos/294489338168354/