11 futbollistët më të mëdhenj të kombit shqiptar… Demollari, “Maradona shqiptar”

Share Button

AlbanianSport.com 15/05/2019 22:00

ASNN – Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave vlerësohen sipas shumë treguesve dhe e vërteta është se asnjëherë studiuesit, tifozët, analistët, optimistët dhe skeptikët, nuk merren vesh për më të mirin, jo vetëm për shkak të preferencave personale, por edhe se në kohë të ndryshme futbolli shfaq cilësi të ndryshme dhe natyrisht shpejtësi të ndryshme. E thënë ndryshe, duke bërë një gjykim të caktuar për një futbollist që luan aktualisht në fushë, nuk mund të jesh kaq i përpiktë për të bërë gjykimin e një futbollisti që ka luajtur para 70 apo 80  vjetësh.

“AlbanianSport.com” pati sjellë në vëmendjen e lexuesve disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit të kombit shqiptar. E dimë, lexuesit mund të mos kënaqen me këtë radhitje, aq më pak njerëzit që kanë luajtur vetë futboll dhe mund të kenë preferenca të ndryshme, madje ne as nuk pretendojmë të jemi vlerësuesit më të mirë, por do të përpiqemi të krijojmë një ndarje për efekt radhitjeje, sepse secili prej tyre e shumë të tjerë jashtë listës e meritojnë të jenë të pranishëm këtu.

Para se të dalim në emrat konkretë, duhet të përmendim këtu edhe disa lojtarë që kanë shkëlqyer me talentin dhe lojën e tyre, të tillë si Stërmasi, Gjinali, Dinella, vëllezërit Ballgjini, Çeço, Rragami, Hafizi, Përnaska, Zëri, Minga, Kola, Muça, Petro e Vasil Ruci, Ziaji, Taho, Alimehmeti, Shulku, Skela, Tare, Bogdani, Strakosha, V. Sinani, Muka, Jupi, Salihi e shumë e shumë të tjerë. Nuk është e lehtë të përmendësh emra, sepse shqiptari e ka zakon të jetë kudo i pari, edhe në futboll, por kushtet na detyrojnë të bëjmë një ndarje të drejtë e të pranueshme. Për këtë arsye lipset mirëkuptim…

 

Sulejman Demollari – Argjentina ka Maradonën, Shqipëria… Demollarin!

 

Tani mbërrijmë në vend të parë, natyrisht një pozicion mjaft i diskutuar. Dikush me të drejtë mund të thotë se për sa kohë Panajot Pano është “mbreti”, atëherë ç’kuptim ka që dikush tjetër të jetë në vend të parë. Ne nuk do të hyjmë në këtë debat, sepse ai nuk do të shterrojë kurrë. Për krahasim, Pele apo Maradona, është më i mirë? Ata kanë jetuar në kohë të ndryshme, kanë luajtur në kohë të ndryshme, me skuadra të ndryshme, në role të ndryshme dhe numra 10 të ndryshëm. Kjo gjë vlen dhe për renditjen që ju solli Albaniasport.net.

Në këtë renditje, Sulejman Demollari është lojtari më i madh shqiptar. U lind në Tiranë më 15 maj 1964, dinamovit, pasuesi më i denjë i emrave të mëdhenj dhe kushdo që e ka ndjekur mund të ketë pranuar qoftë një herë në jetën e tij se Demollari ka qenë një gjeni i fushave të blerta në Shqipëri. Le ta nisim nga kualiteti teknik. A ka komentator, analist, studiues dhe tifoz i çfarëdo ekipi qoftë, të verë në diskutim aftësitë brilante që ka treguar në fushën e lojës Sulejman Demollari? A ka një futbollist që të ketë spikatur më shumë sesa ai në nivel klubi në Shqipëri?

Apo që të mos e ketë diskutuar asnjëherë të vetme që nga mosha 20-vjeçare e deri sa la futbollin e luajtur një vend në ekipin përfaqësues? Demollari është përfaqësuesi më tipik i brezit të artë të viteve 1980-e fillimviteve 1990-të. Është një lojtar që la gjurmë jo vetëm me Dinamon e Shqipërisë, por edhe me Dinamon e Bukureshtit dhe me një sërë skuadrash të tjera. Driblues, fantazist, një 10-sh dhe 11-sh i përsosur, krijues, pasues me saktësi absolute, përpunues i topit, mjeshtër i pasimeve kyçe dhe pasimeve të fundit apo pasimeve për gol.

Demollari ka bërë ndeshje të mrekullueshme dhe mund të thuhet me plot gojën se nëse ka një futbollist që e ka bërë topin të flasë në Shqipëri, ai është Demollari. Nga të gjithë brezat dinamovitë, që prej vitit 1950 e deri më sot, nga Dinamo nuk ka lojtarë më të mëdhenj se Demollari. Ai nuk ka luajtur sulmues që të shënojë shumë gola, por ne këtu do të përdorim disa argumente pse Demollari meriton të jetë në këtë pozicion. Së pari, “Maradona i Lindjes”, rumuni George Harxhi, e ka deklaruar në më shumë se një herë se ka pasur idhull një lojtar dhe ai ka qenë Demollari i Shqipërisë.

Këtë e ka pranuar edhe vetë Lorik Cana. Së dyti, nëse vlera e lojtarëve më të mirë të kohës para vitit 1990 do të shndërrohej në ditët e sotme, me siguri që Sulejman Demollari do të kalonte në një skuadër në një nga ligat më të forta evropiane dhe në ditët e sotme, kartoni i Demollarit do të vlente jo më pak se 70 milionë euro (për krahasim, Hysaj ka një klauzolë 50 milionë Euro dhe vlerë kartoni afro 25 milionë Euro). Nëse flasim për një futbollist që gëzon tifozët me veprimet e tij dhe i shërben skuadrës me pasime ideale, për ta bërë lojë kreative në aspektin pozitiv të fjalës, atëherë Sulejman Demollari është padyshim futbollisti më i madh shqiptar.

Shqipëria prej vitesh nuk ka një lojtar të tillë organizator në mesfushë dhe që të ketë tipare si Demollari. Kush nga mesfusha dje dhe sot, mund t’i afrohet cilësisë së shtatshkurtrit të njohur dinamovit. Ndonjëherë, edhe pse sulmuesit me golat e tyre spikasin më shumë, në realitetin e pranueshëm, mesfushorët kanë në dorë fatin e ndeshjes. Dhe një mesfushor si Demollari i mungon sot Shqipërisë. Migjen Basha i ngjan, por nuk e ka aspak atë finesë, forcë, shpejtësi dhe fantazi që kishte dinamoviti Demollari.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh