Sulejman Demollari, 55 vjetët e një ikone të topkëmbës shqiptare…

Share Button

AlbanianSport.com 15/05/2019 20:10

ASNN – Sulejman Demollari mbushi 55 vjeç, njeriu ikonë i Dinamos dhe futbollisti me talent të lindur. 55 vjet më parë, pikërisht më 15 maj të vitit 1964, lindi Sulejman Demollari, ky personalitet i dimensioneve maksimale të futbollit shqiptar. Demollari u formua si futbollist në kryeqytet, në Tiranë, dhe përfaqësoi si askush tjetër Dinamon, për ta bërë fanellën e saj mjaft të vlefshme dhe të krahasueshme me dy gjigandët e tjerë të kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin.

Ka pasur një karrierë brilante, si një fenomen futbolli, një talent i lindur, një lojtar i dashuruar edhe nga kundërshtarët e tij në fushën e gjelbërt. Demollari ka fituar shumë tituj, trofe e çmime, është vlerësuar ndër sportistët e shekullit në Shqipëri, disa herë fitues i anketës së më të mirëve të sportit shqiptar, por çmimi më i madh për Demollarin e madh është urimi dhe njëherësh çmimi që i ka dhënë publiku shqiptar, si futbollist me cilësi teknike të pakrahasueshme, si më i madhi ndër të mëdhenjtë e futbollit shqiptar.

“Albaniansport.net”, në një analizë dhe vlerësim të saj muaj më parë për futbollistët më të mëdhenj të kombit shqiptar, e ka radhitur Sulejman Demollarin në vend të parë, si personalitet i padiskutuar i fushës së gjelbërt, lojtar që bëri topin të flasë, që e ktheu futbollin shqiptar në art me lëvizjet e tij, me kontribut të theksuar në sukseset e Dinamos e të Kombëtares, me një karrierë të spikatur brenda e jashtë vendit, ku veçohet loja e tij magjepsëse tek Dinamo e Bukureshtit, ku ai vijon të jetë ende lojtari më i mirë i huaj që ka luajtur me këtë klub.

Është e kotë të flasësh shumë për Demollarin, sepse për të flasin shifrat, flasin sportdashësit, flasin arritjet e tij. Është koha që të urohet ikona e futbollit shqioptar në këtë përvjetor të 55-të të tij. “Albaniansport.net” uron legjendën e futbollit shqiptar të ketë jetë të gjatë dhe shpreson që futbolli shqiptar të prodhojë në të ardhmen futbollistë të këtij niveli. Për ta mbyllur, mund të themi pa mëdyshje: Nëse Franca kishte Platininë, nëse Argjentina kishte Maradonën, nëse Rumania kishte George Haxhin, Shqipëria kishte, padiskutim, Sulejman Demollarin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh