AlbanianSport.com 14/05/2019 07:55
ASNN – Ruthi Bolton dhe Çinizë Nuogbo ndajnë përvojën e karrierës me studentët shqiptarë. Dy ish-basketbolliste të njohura të kampionatit amerikan të basketbollit të femrave, WNBA, Ruthi Bolton dhe Çinizë Nuogbo, të cilat gjenden në Shqipëri në kuadër të një programi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, kanë zhvilluar të hënën një bashkëbisedim me studentët e Universitit të Sporteve në kryeqytet.
Për Zëvendës-Rektorin për anën shkencore, Juel Jarani, këto bashkëbisedime janë mjaft të dobishme për studentët dhe sportin në përgjithësi. Për Jaranin, dy sportistet amerikane ofrojnë një mundësi të rrallë për të përfituar sadopak. Dy basketbollistet amerikane do të priten të martën pasdreke nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ndërsa do të zhvillojnë më pas edhe një seminar praktik me trajnerët e basketbollit në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Kosova” në kryeqytet.