AlbanianSport.com 24/04/2019 21:10
ASNN – Finalja e volejbollit të femrave luajti të mërkurën aktin e parë të saj, ku në derbin midis Partizanit dhe Tiranës, fituan vajzat e skuadrës së kuqe me rezultatin 3-0. Në fakt, ishte një ndeshje me shumë rivalitet dhe vajzat bardheblu u përpoqën të bënin më të mirën për ta fituar ndeshjen, por hasën në vështirësi, pasi kundërshtaret ishin shumë të forta dhe të vendosura të mos lëshonin pe.
Skuadra e trajnerit Roland Tarja fitoi 3-0 dhe setet regjistruan shifrat 25-22, 25-23 dhe 25-19, duke fituar kështu finalen e parë derbi me Tiranën. Siç dihet, arritja në finale e dy skuadrave të kryeqytetit erdhi pas eliminimit të bujshëm e të papritur të Mirditës dhe Barleti Volejit, që ishin dy vendet e para në kampionatin e rregullt dhe cilësoheshin favorite.
Edhe pse e humbi duelin e parë final, Tirana do të ketë edhe dy shanse të tjera për të përmbysur, në të kundërt, skuadra tjetër e fiton titullin. Dhe që ta fitojë titullin, një skuadre finalist i duhen 3 fitore. Pra formula parashikon 5 ndeshje në total nëse rezultati barazohet 2-2. Dueli i radhës derbi, pra finalja e dytë, do të luhet të shtunën, më 27 prill 2019.