AlbanianSport.com 24/04/2019 18:25
ASNN – Një fitore të madhe korri të mërkurën edhe Vllaznia, e cila, në kuadër të “play-out”-it në basketbollin e meshkujve, mposhti Invejdërs me rezultatin 107-75. Edhe ndeshjen e parë midis tyre e kishin fituar shkodranët dhe me shifrat 2-0 ia dalin të qëndrojnë në kategorinë elitare (Superliga).
Kurse Invejdërs do të luajnë sërish një kategori më poshtë. Kështu pra, sonte është luajtur edhe ndeshja e dytë e play out-it, ku Vllaznia fitoi 107-75 ndaj Invaders, sfidë e luajtur në “Asllan Rusi”.
Shkodranët fituan 2-0 serinë e ndeshjeve, duke siguruar qëndrimin në Superligë edhe sezonin tjetër, ndërsa Invaders do të luajnë sërish në Kategorinë e Parë. Për sa i përket ndeshjes, ajo u dominua nga Vllaznia, superiore në çdo drejtim, duke e merituar fitoren.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
“Play-out”-i
Takimi i parë:
Vllaznia – Invejdërs 91-56
Takimi i dytë:
Invejdërs – Vllaznia 75-107 (0-2)