AlbanianSport.com 24/04/2019 16:35
ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-18-vjeçareve, e sapokrijuar, ka luajtur një miqësore me Maqedoninë e Veriut. Ndeshja është mbyllur në barazim 2-2. Sipas trajnerit të Nën-18-vjeçarëve kuqezinj, Nevil Dede, qëllimi i krijimit të këtij ekipi është përzgjedhja e lojtarëve që do të shkojnë më pas në ekipet e tjera kombëtare.
Kështu, Kombëtarja shqiptare e kësaj grupmoshe ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut, e cila u mbyll me rezultatin 2-2. Ky është një ekip i ri, i sapondërtuar, dhe trajneri Nevil Dede ka shpjeguar fillimisht për punën që kanë bërë deri këtu.
Ai ka marrë në skuadër lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar dhe në skuadra të huaja. Ky raport është 50/50. Megjithatë puna do të vazhdojë për të arritur qëllimin që është të dërgojnë sa më shumë lojtarë në ekipet e tjera kombëtare. Por duket se puna me ekipet e moshave është edhe në qendër të vëmendjes së trajnerit të ri të Kombëtares së të rriturve, Edi Reja.
Ndërsa portieri i Kombëtares së Nën-18-vjeçarëve, Fatmir Çeka, ka vënë në dukje edhe njëherë rëndësinë e bluzës së përfaqësueses shqiptare.