AlbanianSport.com 23/04/2019 23:55
ASNN – Mesfushori me tipare sulmuese Jahmir Hyka, ishte sot protagonist dhe fitimtar në kampionatin izraelit, me skuadrën e tij të Makabi Netanjah, pasi shënoi dy gola në fitoren 3-2 të ekipit të tij kundër Hapoel Hadera. Skuadra e Hykës e dominoi ndeshjen në pjesën e parë, ku arriti të shënonte 3 gola brenda 30 minutash dhe në pjesën e dytë u tërhoq për të mos rrezikuar.
Dhe pavarësisht se kundërshtari arriti të ngushtonte diferencën me dy gola, nuk ia doli ta përmbysë, për pasojë, Makabi Netanjah mori 3 pikë të çmuara në rrugëtimin e tij me objektiv zonën evropiane (vendi i 3-të në kampionat). Skuadra e Hykës kishte 6 takime që nuk fitonte dhe kjo fitore erdhi në momentin e duhur, kështu që golat e shqiptarit shtatshkurtër erdhën në kohën dhe vendin e duhur, duke marrë rëndësi të madhe.
Ishte pikërisht Hyka që hapi serinë e golave me rrjetën e tij të shënuar në minutën e 6-të, pra sapo ndeshja kishte nisur, ndërsa Makabi Netanjah shënoi brenda pak minutash edhe golin e dytë. Për të kompletuar fitoren mendoi vetë tiranasi Hyka, i cili realizoi golin e tretë në minutën e 27-të. Ky dygolësh ishte i pari në kampionatin izraelit, kurse për aktivizimin nuk mund të thuhet asgjë.
Kjo asi roli i titullarit në formacion për Hykën është i padiskutueshëm dhe kjo është mjaft pozitive për të. Madje me këtë paraqitje të mirë dhe sidomos me golat e tij, ai mund të pretendojë një ftesë në Kombëtare për ndeshjet e qershorit kundër Islandës dhe Moldavisë.