Kukësi / Trajneri Gjoka, i bindur: Kupa “shpëton” sezonin për ne!

Share Button

AlbanianSport.com 23/04/2019 21:15

ASNN – Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, doli sot në konferencë për shtyp, ku shpalosi objektivat e tij dhe të skuadrës së tij në prag të duelit të parë gjysmëfinal me Skënderbeun, në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Gjoka beson se fitorja e trofeut të Kupës do të shpëtonte sezonin e Kukësit, pasi indirekt pranoi se arritja e titullit është tashmë e pamundur për shkak të diferencës së madhe që ka krijuar Partizani udhëheqës, plot 10 pikë (61-51). “Kupa është shumë e rëndësishme për objektivat e klubit”, – tha që në fillim trajneri Gjoka.

“Vendi i parë në kampionat është larg, ndaj kupa merr rëndësi të dyfishtë, – ka vijuar ai. – Do të mundohemi të bëjmë mirë dhe të vazhdojmë përpara. Duhet kujdes, për të mos pësuar gol në radhë të parë sepse janë ndeshje specifike, duhet të mendojmë edhe për kthimin. Presidenti kërkon gjithnjë sukses dhe na kërkon të kualifikohemi. Ai priste të luftonim për titull, është i bindur se duhet të luftojmë deri në fund edhe në kampionat. Pak zhgënjim ka pasur, por nëse fitojmë Kupën kjo skuadër ka të ardhme të rëndësishme dhe pak përforcime do i duhen.”

Më tej, trajneri i skuadrës verilindore foli për ndryshimet në planin tekniko-taktik, duke dhënë disa informacione rreth lëvizjeve në formacion. “Do të bëjmë ndryshime në skemë pasi jemi të detyruar, – vijoi Gjoka, – por kam besim tek të gjithë lojtarët. Mungesat janë problem i madh, Shameti, Uilliam Kordeiro, Valdet Rama, Dzaria, Maliqi, Musolli, jemi të penalizuar, kaq shumë mungesa do i krijonin probleme kujtdo. Megjithatë kam besim sepse këto ndeshje janë përmbledhja e një viti më sakrifica. Janë të gjithë lojtarë titullarë, janë shumë mungesa dhe e pranoj që na prishin shumë punë.”

“Kam shpresë të madhe se nëse do jemi kompaktë pas, duke pasur lojtarët që kemi përpara mund të shënojmë gjithnjë”, – shtoi ai. Nuk mund të mungonte në analizën dhe qëndrimin e trajnerit Gjoka edhe komenti për kundërshtarin e radhës, Skënderbeun, i cili, njëlloj si Kukësi, synon të fitojë trofeun e Kupës për të shpëtuar objektivat sezonalë. “Skënderbeu është klub i madh, me skuadër cilësore dhe eksperiencë e mendësi fituesi, por edhe ne nuk mbetemi pas në këtë drejtim, – pohon trajneri. – Skënderbeu me i dobët? E vërtetë, por ka ende disa lojtarë me eksperiencë e shumë cilësi.”

Këto janë ndeshje ku vendos përvoja, ndaj duhet vlerësim në lidhje me vendin e zhvillimit të ndeshjes, trajneri me përvojë tashmë në Superiore, Ernest Gjoka, është mjaft i qartë. Ai beson se fusha e Kamzës është ideale për këtë ndeshje, pasi vetëm aty mund të vijnë tifozët të mbështesin ekipin. “Sigurisht kam folur me ekipin dhe skuadrën, shtoi Gjoka, duke nënvizuar: Na duhet shtëpi, Kamza është zgjedhja ideale. Tifozët nuk vijnë dot në Elbasan e Shkodër, Kamza është e vetmja alternativë ku kemi tifozët më vete. Natyrisht, fusha nuk është super, por do ta kompensojnë tifozët”.

Për Gjokën ka fjalë të mira për dfyshen e sulmit Rexhinaldo-Shkurtaj, që sipas tij shtë më e mira dhe më efikasja në Superligë. “Unë kërkoj të luaj me 2 sulmues, – theksoi më tej ai, – është fat i madh që kam gjetur këtu Rexhinaldon, që e doja që kur isha herën e fundit të Kukësi, dhe Shkurtaj, dy sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Janë lojtarë me tipare të ndryshme, dinë të përshtaten dhe do mundohem t’u marr maksimumin, duke luajtur bashkë. Janë dy shënuesit më të mirë, janë sulmuesit më të mirë, me thoni kush janë mbi ta. Do ta shihni që shumë shpejt do kemi një sulm edhe më të fortë.”

Në fund, nuk kishte si të mungonte komenti i trajnerit të skuadrës verilindore mbi presionin që ka skuadra, një presion që bie edhe mbi trajnerin. “Trajneri këtë detyrë ka, – tha Gjoka, – të bëjë urën lidhëse mes ekipit e presidentit. Unë e kam për detyrë të ul presionin mbi ekipin, sepse jo gjithnjë mund të fitohet në futboll. Unë jam i hapur të përballem me presidentin për çdo diskutim, pa lënë që skuadra të përballet me kritikat. Te Kukësi luhet për titull, këtë e di unë dhe e dinë mirë edhe lojtarët, që nuk kanë qetë të qetë, por janë përshtatur shumë shpejt me atë që dua.”

“Vetëm suksesi, çdo trajner është me çantën gati dhe varet nga rezultatet”, – ka përfunduar trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh