Legjionarët / Mediat italiane, elozhe Gjimshitit: I gatuar për ndeshjet e mëdha

Share Button

AlbanianSport.com 23/04/2019 15:55

ASNN – Mbrëmjen e së hënës, në kuadër të javës së 34-t të Serisë A, Napoli priti Atalantën, në një duel të bukur e me rivalitet të fortë, ku fitoi skuadra nga Bergamo 2-1. Në fushë zbritën titullarë dy lojtarë të Kombëtares kuqezi, që të dy mbrojtës, njëri me Napolin dhe tjetri me Atalantën, i pari Elseid Hysaj e tjetri Berat Gjimshiti. Kurse portieri Etrit Berisha qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, pasi në fushë titullar ishte rivali i tij tek Atalanta, Pjerluigji Golini.

Ishte një fitore e madhe e Atalantës pasi tani lakmon vendin e 4-t në renditje, një pozicion që i jep mundësinë asaj të luajë edicionin tjetër në Ligën e Kampioneve. Në këtë ndeshje shkëlqeu si askush tjetër mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili mori notën më të lartë nga mediat sportive italiane, duke qenë pengesë e pakalueshme për sulmuesit e Napolit. Madje vetë mediat italiane e kanë përshkruar paraqitjen e tij mbresëlënëse dhe njëherësh, me ndikim të fortë në 3-pikëshin e marrë në Stadiumin “San Paolo” të Napolit.

Referuar faqes në Internet, “bergamonews.it”, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ishte padyshim më i miri në fushë në fitoren e Atalantës. “Gjimshiti meriton notën 7. Është i jashtëzakonshëm në mbylljen që i bën Mertens. Milik merr minimumin nga kjo ndeshje për shkak të Gjimshitit, i cili ishte mbrojtësi më i mirë në fushë”, shkruan faqja në fjalë në vlerësimin e bërë për Berat Gjimshitin. Kjo paraqitje është një sinjal i mirë edhe për trajnerin Edi Reja, i cili po vrojton në distancë lojtarët e Kombëtares në kuadër të ndeshjeve të qershorit ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh