AlbanianSport.com 22/04/2019 23:55
ASNN – Disfata e Arsenalit përballë Kristal Palasit në duelin e së dielës ka sjellë një varg kritikash dhe lumë sharjesh e fyerjesh të rënda të tifozerisë në adresë të mbrojtësit shqiptar, Shkodra Mustafi, i cili ishte fajtor në golat e pësuar dhe tifozët me të madhe kërkojnë tashmë largimin e tij.
Edhe pse trajneri Unai Emeri është përpjekur ta mbrojë futbollistin me origjinë shqiptare nga Kumanova, ai ka hasur në rebelimin e tifozëve, por edhe gazetarëve, të cilët shohin tek Mustafi shkaktarin e humbjes. Madje në ndeshjet e fundit mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses së Gjemanisë ka pasur gabime të shumta dhe ka marrë notë të dobët në vijimësi, duke sjellë tension në ekip dhe në radhët e tifozëve të Arsenalit.
Mbetet vetëm të përfundojë sezoni i rregullt, pasi nuk mund të besohet më nga askush që Shkodra Mustafi do të vazhdojë me Arsenalin. Ai pati një ecuri fantastike që kur ishte në radhët e Valencias por edhe në vitet e para tek “Topçinjtë”, kurse këtë sezon, me gafat” e tij po shndërrohet në lojtarin më të urryer të Arsenalit. Nga ana tjetër, shqiptari tjetër i kësaj skuadre, Granit Xhaka, gëzon më shumë autoritet.
Prandaj është një prej lojtarëve që konsiderohen si titullarë dhe trajneri Emeri e ka vlerësuar pozitivisht, duke i dhënë rol lideri në mesfushë. Edhe në duelin kundër Napolit në Ligën e Evropës, Xhaka ishte protagonist dhe lojtar që i duhet Arsenalit. Me pak fjalë, tifozët e duan Xhakën, por s’duan të shohin më me sy shqiptarin tjetër, Shkodran Mustafin.