(Video) Legjionarët / Shqiptarët, fundjavë e përzier në futbollin kontinental

Share Button

AlbanianSport.com 22/04/2019 20:15

ASNN – Elis Bakaj ka marrë për dore Shahtjorin e Soligorskit dhe vazhdojnë të fitojnë pa ndalim në Bjellorusi. Në 4 javët e para, skuadra e Elis Bakajt, vazhdon të fitojë dhe këtë herë viktima e radhës është FC Gomel, e cila u mund me rezultatin e ngushtë 1-0. Sulmuesi shqiptar nuk shënoi, por ka qenë vendimtar në rastin e golit, që u shënua në minutën e 81-të.

Ndonëse në vështirësi, ai ktheu një top të gjatë të nisur nga portieri, për shokun e tij të skuadrës, Janush, i cili më pas ka vijuar të shënojë. Në Spanjë, Malaga e Keidi Bares arriti një fitore të rëndësishme në fushë të huaj përballë Alkorkon me rezultatin 1-4, duke u ngjitur në vendin e 6-të në renditje, teksa shpreson deri në fund për t’u rikthyer në La Liga.

Shqiptari ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës, teksa nuk munguan elozhet e mediave spanjolle në përfundimin e sfidës. Në Kroaci, Hajduku i Splitit ku aktivizohen 3 futbollistët shqiptarë, Ismajli, Tahiraj dhe Sahiti, ka thyer rekordin negativ prej 8 vitesh pa fitore në shtëpi ndaj Rijekës, duke i mposhtur këta të fundit ditën e diel me rezultatin e thëllë 4-0.

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, mbrojtësi Ardijan Ismajli, u aktivizua 90 minuta në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje fantastike. Ndërkohë që vlonjati Françesko Tahiraj u hodh në fushë në minutën e 60-të, duke zënë vendin e Jairo. Shqiptari tjetër Emir Sahiti, nuk ishte i gatshëm në sfidën e sotme. Në Itali, dy shqiptarët që militojnë në Serinë A, Thomas Strakosha dhe Frederik Veseli, janë mundur në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Lacio e Strakoshës është mundur 1-2 në Stadiumin “Olimpiko” përballë Kievos, në një ndeshje ku vendasit luajnë për afro një orë me 10 lojtarë. Edhe Empoli i Veselit u mund 2-4 në fushën e vet SPAL-i, ndërsa si portieri, ashtu edhe mbrojtësi kuqezi ishin titullarë dhe luajtën gjatë gjithë ndeshjes në humbjet e skuadrave të tyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh