Gara për Evropën, më e ndërlikuar se kurrë, Skënderbeu, si “Faktori X”

Share Button

AlbanianSport.com 21/04/2019 19:20

ASNN – Kur janë luajtur 30 javë të kampionatit dhe mbeten ende dhe 6 javë të tjera deri në fund, skuadrat po shtrëngojnë “dhëmbët” për të marrë maksimumin në këto pak javë të mbetura për të marrë më të mirën dhe për të përmbushur objektivat e tyre. Ndeshjet e fundit konfirmuan Partizanin si skuadrën e vetme pretendente për titull, që pret vetëm sigurimin matematik të trofeut, dhe diferenca prej 10 pikësh ndaj Kukësit, si dhe një 3-pikësh që do ta marrë në tavolinë ndaj Kamzës, mjaftojnë për të kuqtë që të jenë të qetë deri në fund.

Për të siguruar matematikisht titullin do të mjaftonin dy fitore në 6 javët e mbetura dhe një objektiv i tillë duket praktikisht i realizueshëm dhe pa pasoja për të kuqtë e trajnerit Skënder Gega. Në çdo rrethanë, Partizani do të jetë në Evropë sezonin e ardhshëm. Por në garë për të luajtur në Evropë janë edhe shumë skuadra të tjera, por jo të gjitha do t’ia dalin. Në Kupë janë 4 ekipe që luftojnë për një vend, domethënë atë vend që e siguron fituesi. Aty, në gjysmëfinale, Tirana ka punë me Luftëtarin, kurse Kukësi me Skënderbeun.

Me përjashtim të Kukësit që ndodhet në pozita të forta në kampionat dhe që duket më afër Ligës së Evropës, 3 skuadrat e tjera e duan trofeun për të siguruar një vend në Europa Ligë dhe kjo tregon sesa e komplikuar është rruga për këtë objektiv dhe se sa e vështirë është të realizohet objektivi në këto javë të mbetura të sezonit. Ndërkohë, dy skuadra do të marrin pjesë direkt në Ligën e Evropës si vend i dytë dhe i 3-të në kampionat. Për momentin këto pozicione i kanë Kukësi dhe Flamurtari, por matematika e pritshmëritë lejojnë që këto vende të lakmohen edhe nga Teuta, Laçi e Skënderbeu.

Që kanë përkatësisht 46, 44 dhe 43 pikë. Kurse Kukësi dhe Flamurtari kanë aktualisht 51 dhe 48 pikë, duke pasur një avantazh të lehtë që ta realizojnë këtë objektiv.

Pra, gara për zonën e Ligës së Evropës është e hapur deri në javën e fundit  dhe matematika duket e komplikuar për momentin, pasi, me përjashtim të Kamzës së përjashtuar dhe Kastriotit që ka objektiv vetëm mbijetesën, të gjitha skuadrat e tjera kanë shanse për të marrë pjesë në Ligën e Evropës, përfshi dhe Tiranën dhe Luftëtarin që e kanë opsion këtë objektiv vetëm nga Kupa e Shqipërisë.

 

Renditja aktuale

 

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Partizani        30        18          7          5        37-16              61
  2. Kukësi            30        15          6         9        33-21              51
  3. Flamurtari      30        13          9          8        31-22              48
  4. Teuta              30        12        10          8        36-33              46
  5. Laçi                 30        11        11          8        27-22              44
  6. Skënderbeu  30        13          4        13        34-27              43
  7. Luftëtari         30        11          5        14        29-33              38
  8. Tirana             30          9          9        12        35-31              36
  9. Kastrioti          30          9          4        17        26-48              31
  10. Kamza 30          4          5        21        13-48              17

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh