AlbanianSport.com 21/04/2019 18:25
ASNN – Formula 1 do të zhvillohet sezonin e ardhshëm edhe në Vietnam. Për këtë në rrugët e Hanoit është zhvilluar një demonstrim me një makinë të Formula një. Ka qenë Dejvid Kulthard ai që ka menduar për këtë dhe pikërisht me një makinë “Red Bull”.
Kjo për të kujtuar se në vitin e ardhshëm në 2020, do të zhvillohet aty Çmimi Madh i Vietnamit. Kulthardi është ulur në makinë dhe valëvit flamurin vietnamez. Më pas ai ka dhënë autografe për të apasionuarit e Formulës 1.
Nuk kanë munguar edhe shfaqjet muzikore për këtë ngjarje të rëndësishme sportive. Hai Duc, një tifoz i Formulës 1 është shprehur tepër i emocionuar: “Kjo është hera e parë që kam parë një makinë të Formulës 1 që garon në rrugë në jetën reale”, – pohon ai.
“Më pëlqen shumë gara e Formula 1 dhe tani ndihem i mrekulluar, ndjej një zjarr brenda meje nga emocionet”, – shton vietnamezi. Ndërsa një nga punonjësit e zyrës së Formula 1 në Hanoi, Van Hai, sigurisht edhe tifoz i këtij sporti, mezi pret të shohë garën.
“Kam parë Formula 1 që kur isha fëmijë i vogël. Mezi pres të zhvillohet gara këtu në Hanoi dhe unë do të blej një biletë për ta parë atë vitin e ardhshëm”, – përfundon Van Hai.