Tirana e Alibegajt hakmerret në “play-off” ndaj Flamurtarit për Superkupën

Share Button

AlbanianSport.com 20/04/2019 22:05

ASNN –  Shoqata e Basketbollit Femra (SHBF) e Tiranës, e trajneres Mirza Alibegaj, bëri një paraqitje mjaft të mirë në duelin e parë gjysmëfinal të “play-off”-it ndaj Flamurtarit, duke fituar me rezultatin bindës 81-69 dhe duke regjistruar fitoren e parë në këtë etapë të kampionatit, e njëherësh duke hedhur një hap drejt finales së madhe të “play-off”-it, e cila është vendimtare për fatet e sezonit.

Sa i takon ndeshjes, vlonjatet fituan vetëm çerekun e parë të saj, me shifrat 25-19, duke dhënë përshtypjen se mund ta fitonin ndeshjen. Por vajzat e trajneres Mirza Alibegaj e morën shpejt komandën e takimit në çerekun e dytë, duke ngushtuar diferencën sepse e fituan atë me shifrat 23-18. Por përmbysja e vërtetë do të ndodhte në 10-minutëshin e 3-të të lojës, ku SHBF Tirana fitoi me shifrat 17-14.

Dhe në fund të kësaj pjese, vajzat bardheblu dolën në krye duke udhëhequr ndeshjen 59-57, një epërsi që e ruajtën deri në fund, madje duke e thelluar takimin. Në 10-minutëshin e katërt SHBF Tirana kishte dominimin më të madh, pasi fitoi 20-12 dhe krejt ndeshjen 81-69, duke marrë kështu fitoren e parë në gjysmëfinalen e “play-off”-it përballë Flamurtarit të trajnerit Viron Toska.

Në fakt, është vetëm njëra ndeshje e fituar, pasi për të shkuar në finale një skuadër duhet të sigurojë dy fitore. Që të ndodhë kjo, SHBF Tirana e Alibegajt duhet të fitojë edhe duelin e kthimit në Vlorë, takim që do të luhet më 23 prill 2019. Nëse këtë ndeshje e fiton SHBF Tirana, atëherë skuadra e Mirza Alibegajt shkon në finale e madhe, në të kundërt, pra nëse fiton Flamurtari i Viron Toskës, atëherë do të duhet të luhet edhe dueli i kthimit në kryeqytet më 27 prill2019.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Faza e “Play-off”-it

 

Takimet e para gjysmëfinale:

 

E shtunë, 20 prill 2019:

 

SHBF Tirana – Flamurtari   81-69

(19-25, 23-18, 17-14, 20-12)

 

SHKBF Tirana – Vllaznia    88-45

(31-7, 22-9, 14-22, 21-7)

 

Takimet e dyta gjysmëfinale:

 

Të martën, 23 prill 2019:

 

Vllaznia – SHKBF Tirana

Flamurtari – SHBF Tirana

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh