AlbanianSport.com 19/04/2019 16:35
ASNN – Nuk ka më vende të lira për finalen dhe gjysmëfinalet. Botërori i Francës, në futboll për femra është menduar të jetë një nga më të mirët në histori. Deri më tani janë luajtur 7 aty, dhe kjo e 8-ta mund të thyejë rekorde. Njëri prej tyre është për biletat. FIFA ka njoftuar se më shumë se 720,000 bileta tashmë janë shitur, një numër shumë më i lartë se në botërorët e tjerë.
Është konfirmuar se vendet për ndeshjen e hapjes më 7 qershor në “Parc des Princes”, midis Francës dhe Koresë së Jugut, janë shitur të gjitha. Përveç kësaj, nuk ka bileta për gjysmëfinalet dhe finalen. Të mos harrojmë se ka ende 49 ditë që topi të fillojë të rrokulliset në tokën franceze. Spanja fillon aventurën në tokën franceze më 8 qershor 2019 kundër Afrikës së Jugut në Lë Havrë.
Në këtë qytet luan edhe Suedia me Shtetet e Bashkuara, një tjetër ndeshje, biletat e së cilës janë shitur, ashtu si Holandë-Kamerun dhe Franca-Nigeri, që luhet në Renë. Entuziazmi që ekziston në Francë për Botërorin e Francës është i jashtëzakonshëm. Ndërsa ekipi përfaqësues francez, me shtysën që luan në shtëpi, është një nga favoritët për të fituar trofeun e vyer më 7 korrik 2019.